Te jesh pjese e Udheve
Ne mjediset e Ambasades Gjermane ne Tirane u hap ekspozita Udhet e piktorit shqiptaro-gjerman Arben Kucana. Autori e paraqet udhen e tij krijuese si nje marredhenie dykalimeshe mes kultures shqiptare e asaj gjermane.
Udhe qe bashkohen ndahen gjarperojne ne nje labirinth pafund. Udhe qe nisin dhe nuk mberrijne askund. Rrathe qe lidhen dhe rrine me vete. Te gjitha ne nje raport te perhershem me njera - tjetren si ne nje dimension pafund te kohes ku jetojme.
Vete jeta e piktorit Arben Kucana i ngjan nje udhe qe nuk i duket fundi. Pafundesi e saj nisi me 2 korrik 1990 kur ai u fut refugjat ne ambasaden gjermane ne Tirane ne kerkim te nje bote te lire dhe njeherazi si rebelim ndaj regjimit komunist. Nje hapesire e pamate lirie artistike eksperimentimesh per te njohur veten do t i hapej piktorit te ri 27 vjecar talentin e te cilit e kishte prangosur dogma e Realizmit Socialist.
Gjermania u be atdheu i tij i adoptuar qe i dha mundesi te formoje identitetin e tij artistik. Pas me shume se 20 vitesh ai rikthehet tani ne Shqiperi ne atdheun e tij te origjines per te treguar me gjuhen e artit pervojat e tij jetesore artistike.
Piktori shpreh kredon e tij artistike per tematiken e zgjedhur Udhet jane per mua koha ku ne jetojme levizja momenti. Une vete jam pjese e udhes ne nje koncept abstrakt. Per mua udhet nuk jane gje tjeter vecse shuma e shpirtrave dhe figuracioneve qe perplasen ne nje vend te caktuar. Nga pikepamja figurative kjo do te thote qe shenja dhe forma te caktuara krijojne nje teresi. Kjo eshte udha.
Ne kete udhe pa fund Gjermania eshte nje stacion qe i ka dhene shume piktorit Arben Kucana. Mbi te gjitha konceptet e artit modern bashkekohor. Gjermania i ka dhene shume vokacionit tim artistik. Mbi te gjitha konceptin per ti pare gjerat ne menyre si konkrete dhe te abstraguar. Ne Gjermani mesova te punoj i mbeshtetur ne nje koncept. Pervoja gjermane pare ne aspektin artistik eshte nje fat i madh per mua. Gjermania eshte per mua vendi i artit qe me piktoret e tij me te mire eshte ne avanguarden e piktures bashkekohore. Kjo me jep mundesi te njoh koncepte kendveshtrime dhe pikesynime te reja. Kjo eshte udha qe pasurohet per mua dhe per kedo tjeter ne rrethana te tjera - thote piktori Kucana.
Udha ne pikturen e Arben Kucanit eshte nje shprehje artistike estetike dhe filozofike e kohes ku jetojme. Ato nuk jane rruge ku individi dhe shoqeria ecin fizikisht por udhe ku ata levizin ne kuptimin filozofik te kohes jane kujtime nga e shkuara dhe perjetime nga e tashmja. Ne ceremonine e rastit ambasadorja gjermana Carola Muumlller-Holtkemper vleresoi karakterin filozofik dhe universal te piktures se Arben Kucanes. Ne pikturat e kesaj ekspozite gjithsecili mund te identifikoje vetveten pasi veprat nuk tregojne pamje as figura njerezore por koncepte - tha znj. Muumlller-Holtkemper.
Piktori Bujar Zajmi ish profesor i Arben Kucanes ne Liceun Artistik ne Tirane ne vitet 1980-1984 vlereson ate qe Gjermania i dha ish-nxenesit te tij te talentuar. Ka perparuar vertet shume. Mua me pelqen larmishmeria e shprehjes se tij artistike. Ne art duhet te kesh gjithmone gjendje te reja emocionale dhe Arbeni i ka ato. Ai eshte shume i kultivuar ne perdorimin e ngjyrave. Ka kompozime shume te gjetura nga pikepamja grafike dhe e koloritit. Per me teper pas kaq vitesh nuk ka humbur ne detin europian por ja nxorri koken me nje nivel dinjitoz - thote piktori Bujar Zaimi.
Dy kohet e shkuara ne Shqiperi dhe e tashmja ne Gjermani bashkejetojne ne ndergjegjen artistike te Arben Kucanes dhe e bejne ate nje artist krejt te vecante qe pikturon imazhe te larmishme te udheve te jetes qe nisin dhe nuk mbarojne por qe kane si stacione ngjarje kujtime mbresa realitete dhe endrra.