Mimoza e pagëzon djalin me emrin Edon
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 12:02
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila e ka pagëzuar djalin e saj me emrin Edon.
Këtë e ka lajmëruar Kusari – Lila në faqen e saj të facebook’ut ku edhe i ka uruar mirëseardhje, fat dhe lumturi fëmijës së saj në këtë botë.
“Të hënën me 29 gusht 2011, familjes tonë iu shtua edhe një anëtar i ri Edoni, djali i dytë pas Adrit. Ju falënderojmë për të gjitha urimet dhe përgëzimet e juaja të cilat shtuan gëzimin tonë...”, ka shkruar Mimoza në profilin e saj në Facebook.