E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentja qepë fustane prej ambalazhit të çipsave

Me qëllim të ruajtjes së ambientit, Rebekah Kirkland ka shpikur një metodë të re dhe inventive për recikilim. Kjo studente mode nga Britania e Madhe qepi fustanin nga ambalazhet e çipsave.

Fustani i saj për një kohë të shkurtë u bë i famshëm, ndërsa qepja e fustanit Rebekahs nuk i ka kushtuar asgjë, pasi gjithë ambalazhin e zbrazët ia dhuruan miqtë dhe familjarët.

Ajo ngjiti qindra qese çipsash për një pëlhurë të hollë nën të, për të parandaluar shqyerjen. Për dizajnimin e këtij fustani të pazakontë e inspiruan edhe ngjyrat e gjalla të ambalazhit.

Fustani i saj fitoi shpërblimin e parë në garën e Universitetit të Leicesterit, ndërsa anëtarët e jurisë dizajnin e saj e vlerësuan si “inovativ dhe funksional”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›