E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min. Financave: Ja amnistia për taksat e automjeteve

Ministria e Financave, me anë të një deklarate për shtyp, deklaron se të gjithë shtetasit, të cilët deri në fund të vitit 2010, kanë futur në Shqipëri, automjete dhe për to nuk kanë paguar detyrimet doganore, në rast se paguajnë 50 % të detyrimit ndaj kësaj administrate, u falen pjesa tjetër e principalit së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat, që do të paguanin.
 

Të gjithë këta shtetas kanë afat deri në 31 dhjetor të këtij viti të paguajnë 50% e detyrimit doganor.
 

Draft ligji i ri i taksimit të makinave, nuk ka lidhje me ligjin e faljes. Në këtë draft nuk falet asnjë taksë, por prezantohet një mënyrë e ndryshme e taksimit të makinave, i cili do të ketë efekt mbi makinat dhe transaksionet e makinave pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.
Më tej bëhet e ditur se të gjithë qytetarët të cilët importojnë makina apo shesin sot makina, do të taksohen me taksat ekzistuese.

Të gjithë ata të cilët kanë importuar makina deri në dhjetor të vitit 2010, u falen të gjithë borxhet ndaj administratës doganore, me kusht që të paguajnë 50 % të tatimit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›