E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do e zhysë Berluskoni Bashkimin Europian në krizë?

Tani është radha e italianëve.

BE është përpara një tjetër krize borxhesh. Pas Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës, tani edhe Italia po lundron në ujëra të turbullta. Financat në buxhetin e kryeministrit Berluskoni kanë sosur. Tani Banka Qendrore Europiane lëshon alarmin: Na duhen më shumë financa për paketën e shpëtimit.

BE është në alarm.

Sot do zhvillohet një samit emergjence në Bruksel.

Shqetësimet për situatën në Itali kanë tronditur edhe bursat. Italia është ekonomia e tretë më e madhe në zonën Euro dhe është zhytur në borxh me 120 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto- 1800 miliard euro. Vetëm Greqia është e zhytur më keq në borxhe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›