Biznesi ankohet: Çmimet e karburanteve janë më të lartat në rajon
Përfaqësuesit e biznesit shqiptar, gjatë një takimi me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, kanë diskutuar në lidhje me paketën e re fiskale. Në takim është kërkuar që qeveria të përfshijë në paketë edhe uljen e çmimit të karburanteve. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jakaj, tha se çmimet e karburanteve janë më të lartat në rajon.
Ne jemi vendi që kemi çmimet më të larta të karburantit si për industritë ashtu edhe për konsumatorin. Një litër karburant ka arritur në 1.4 euro në Shqipëri dhe ky çmim nuk është as në Maqedoni apo në Greqi, theksoi Jaka.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zv.ministrit të financave Rrushaj I cili ka theksuar se akciza e karburanteve është në nivel të pranueshëm. Sipas tij qeveria ka vënë rregulla të forta për konkurencën në industrinë e karburanteve.