E Shtunë, 31 Tetor 2026

Degët me konkurs, 5 mijë lekë tarifa e regjistrimit

Maturantët që do të konkurrojnë për të fituar një të drejtë studimi në degët me konkurs pranimi do të duhet të paguajnë një tarifë prej 5 mijë lekësh për t’u regjistruar. Edhe në Universitetin e Arteve, tarifa e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit për të gjitha programet e studimit është 5 mijë lekë. Tarifa e regjistrimit për konkurrim duhet të arkëtohet nëpërmjet sistemit bankar ose zyrës së Postës Shqiptare, për llogari të Akademisë së Arteve, ose universitetit ku kandidati do të aplikojë. Këtë vit konkurset e pranimit në UART do të monitorohen nga përfaqësues të Rektoratit dhe MASH-it. Pas përfundimit të konkurseve në UART, rezultatet do t’i dërgohen MASH dhe AKP, në formë të shkruar dhe në formë elektronike (CD) brenda tri ditëve nga mbyllja e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›