E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min. Mjedisit kundër opozitës: Ligji zgjidh trajtimin e mbetjeve

TIRANE- Ministria e Mjedisit reagon ndaj akuzave të opozitës, një ditë më parë në parlament në lidhje me ligjin e mbetjeve. Zv.ministri i Mjedisit, Taulant Bino deklaroi sot se drafti nuk ka për qëllim importin e mbetjeve i cili është lejuar që në vitin 2003, me një tjetër ligji, por ti japë zgjidhje trajtimit të tyre.

“Nuk është ligji i importit të mbetjeve as nuk ka për qëllim të lejojë importim e mbetjeve. Rruga e importit është e hapur që prej 2003 ndaj dhe qeveria nuk do të kishte asnjë nevojë ta risillte në vëmendje nëse qeveria do të ketë qëllime mafioze. “

Zv. ministri ka deklaruar se doganat kontrollojnë mbetjet që importohen dhe se kryhen analizat në laboratorët përkatës.

Doganat kanë sistemet e tyre të kontrollit për radioaktivitetin dhe janë pajisur me laboratorët përkatës. Në raste nevoje futet dhe agjencia e mjedisit.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Min. Mjedisit kundër opozitës: Ligji zgjidh trajtimin e mbetjeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›