E Diel, 1 Nëntor 2026

Min. e Ekonomisë:Lirimi i godinës nga "Tema", nen në kontratë

Vendimi për të larguar gazetën "Tema" nga objekti ku ajo ushtronte aktivitetin mediatik, është bazuar mbi një nga pikat e kontratës së dhënies me qera të godinës në fjalë. Ministria e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës, deklaron se vendimi për të zgjidhur kontratat me subjektet private, përfshi dhe atë të dhënies me qera të magazinës së letrës dhe anekset e repartit sekret është bazuar në nenet e kontratës. Në këtë kontekst Ministria e Ekonomisë ka cilësuar shpifje dhe mashtrime, deklarat e bëra në media nga botuesi i gazetës "Tema", i dhe bën me dije se nuk ka marrë njoftim me shkrim për asnjë lloj vendimi gjykate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›