E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje tjetër në Tiranë, shkon për të grabitur ngel i vdekur

Tiranë, 10 Janar, 10:50, NOA - Shkon për të grabitur ngel i vrarë hajduti. Ngjarja ka ndodhur në unazën e re në kryeqytet kur dy persona kanë hyrë për të grabitur një shtëpi, por njëri prej tyre ka ngelur i vrarë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për agjencinë NOA se, viktima është ende i paidentifikuar dhe është qëlluar me armë nga pronari i kompleksit “Llanaj”, Feim Llanaj.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 00:30 minuta. Ka qenë vetë pronari i banesës ai i cili ka shkuar në polici dhe ka treguar për ngjarjen.

Në dëshminë e tij, Llanaj, ka deklaruar se, ishin dy persona që kishin hyrë për të grabitur në shtëpinë e tij, por ai i kishte ndjerë.

Më pas ai i kishte rrëmbyer armën njërit prej grabitësve dhe kishte qëlluar në drejtim të tjetrit. Sipas tij, një nga grabitësit ishte larguar me vrap nga shtëpia duke lënë të vdekur shokun e tij.

Llanaj është pronari i një pallati 5-katësh ku në katin e parë të tij kishte dhe një servis automjetesh. Policia ka ndaluar atë, ndërkohë që po vazhdon punën që të identiteti të viktimës.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›