E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tema”, PS denoncon

Tiranë -Nënkryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar këtë pasdite ndaj vendimit të qeverisë për të nxjerrë nga ndërtesa gazetën “Tema”. “Ngjarjet e rënda të fundit, herë me zjarr e herë me policë, materializojnë këtë situatë. Botuesi Mero Baze, nuk ka qenë ndonjëherë miku apo mbështetësi ynë. Politika e tij editoriale nuk ka qenë ndonjëherë suportuese ndaj nesh, madje, ndonjëherë ka qënë dhe jo objektive ndaj nesh, por ai ka qënë i lirë të thotë dhe shkruaj gjithçka. Në Republikën e Shqipërisë, qeveria kryen krim të rëndë në rastet kur nxjerr policët nga kazerma për të nxjerrë me dhunë një gazetë nga zyrat e saj”-theksoi Braçe.

Ai shtoi më tej, qe policia po vepron kundër vendimit të gjykatës, e cila urdhëruar ndalimin e çdo veprimi të këtij lloji deri në përfundim të një procesi të drejtë e ligjor. “Kur policia del në rrugë dhe thotë nuk pyes për gjykatën, kur Kryeministri del dhe thotë pikërisht këtë, ky është një kulm i ri i dhunës ndaj shtetit ligjor dhe medias së pavarur. Dita e sotme solli në vëmendje faktin se zullumi i Sali Berishës po trashet nga krimi”-theksoi më tej, Braçe, duke kërkuar nga prokuroria që të ndalë dhunën e pushtetit politik që godet median e pavarur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›