E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min, jashtëm spanjoll, vizitë zyrtare në Tiranë

Min. Jashtem i Spanjës ndodhet sot në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare. Gjatë një konference me homologun e tij, Lulzim Basha, ministri spanjoll veçoi dëshirën për të bashkëpunuar në rrugën që po ndjek Shqipëria për në BE. 

TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, të Spanjës Miguel Angel Moratinos ndodhet sot në Tiranë ku po zhvillon takime me autoritete të larta të vendit, kryeministrin Berisha dhe ministrin e jashtëm Lulzim Basha.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin Basha, homologu i tij spanjoll tha se "Spanja do të rrisë praninë ekonomike dhe tregtare në Shqipëri”.
Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ministri Moratinos veçoi dëshirën e përbashkët për të bashkëpunuar në rrugën që po ndjek Shqipëria për t'u integruar në Europën e Bashkuar.

Për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, ministri i Jashtëm spanjoll premtoi se "Spanja do të përkrahë dhe do të ndihmojë Shqipërinë, në mënyrë që kjo të realizohet sa më shpejt".
Ministri Moratinos u shpreh se "Akoma nuk është përcaktuar një kalendar në lidhje me liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit, por të gjitha vendet e Bashkimit Europian janë në favor të këtij procesi".
"Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë një prioritet gjatë kryesisë spanjolle, sepse kjo është një zonë fqinje dhe për këtë arsye ka një marrëdhënie të privilegjuar me BE-në. Spanja do të vazhdojë ta vendosë Ballkanin në prioritetin e axhendës së saj të politikës së jashtme dhe ne vërejmë se ka një qëndrim pozitiv ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit", tha ministri Moratinos.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›