E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti per mbetjet zbatimi nis ne 2012

Plani rajonal i menaxhimit të mbetjeve për Tiranën pritet te vihet në zbatim, përgjatë vitit 2012. Specialistët e ministrisë së Mjedisit thonë se fillimisht do të fillojë zbatimi i sistemit me tre kosha, ndërkohë që do të përdoren teknologji, për ti kthyer mbetjet në energji.

"Është vendosja e sistemit me tre kosha, në kosha me mbetje organike, me ngjyra të ndryshme, me mbetje inorganike, që janë mbetjet e riciklueshme dhe mbetjet e tjera bashkiake. Mbetjet që janë të riciklueshme do të shpërndahen në industritë e riciklimit që janë këtu. Pjesa e mbetjeve organike, ideja është për tu kompostuar me prodhim energjie", tha Laureta Dibra, specialiste ne ministrinë e Mjedisit.

Plani i menaxhimit të mbetjeve ka përcaktuar tashmë edhe vendgrumbullimet e reja, nje nga të cilat do te jete fabrika e cimentos në Fushe-Kruje. "Një alternativë tjetër është paraparë që fabrika e cimentos që është në Fushë- Krujë e cila prodhon cimento titan, të mund që nëpërmjet një investimi që ajo do të bëjë në tenkologjinë e saj, ti paraprijë edhe mundësisë së trajtimit të mbetjeve dhe në njërën anë prodhohet cimento duke shfyrtëzuar nxehtësinë, por prodhohet dhe energji", tha Dibra.

Menaxhimi i mbetjeve urbane do të jetë prioritet i specialisteve të mjedisit, përgjate ketij viti në të gjithe vendit. Pasi 12 qarqet e vendit brenda ketij viti duhet te prezantojne projektet e tyre, te cilat mes pas do ngrihen per diskutim, mes specialisteve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›