Gjirokastra pa mjeke. Ikin drejt Tiranes nuk ndeshkohen
Largimi i mjekëve nga spitalet rajonale drejt Tiranës vijon të mbetet problem dhe për këtë, pak kohë më parë përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë paralajmëruan sanksione për mjekët e specializuar që nuk kthehen në qytetin e tyre. Kështu në spitalin e Gjirokastrës largimi i njërit prej dy mjekëve anestezistë ka krijuar një situatë të rënduar në repartin e kirurgjisë. Brenda ditës arrijnë të kryhen vetëm operacionet e rasteve urgjente duke lënë në pritje ato që mund të shtyhen e duke krijuar rradhë të gjata.
"Ne kishim 2 mjekë anestezist, një prej të cilëve për motive personale është larguar. Gjithsesi ne jemi në bisedime me ministrinë e Shëndetësisë dhe kërkesën që kemi bërë ne, ministria është treguar shumë e gatshme për të ndihmuar spitalin për të gjetur personelin e duhur. Pra, besoj që deri në këto momente e kemi përballuar dhe me një anestezist, por sigurisht që është e nevojshme dublimi. Ne mbulojmë gati 19 specialitete dhe përvec anestezistit që mund të them që përbën problem, ne jemi të kompletuar me gjithë specialistët e nevojshme në bazë dhe të kontratës që kemi me ISKSH", tha drejtori i spitalit Genc Sinoimeri.
Kërkesa e bërë për zëvendësimin e anestezistit të larguar në nga drejtoria e spitalit të gjirokastrës në ministrinë e shëndetësisë pritet ti japë zgjidhje problemit të krijuar dhe eleminimit të rardhëve të gjata të pacientëve që presin për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale.
Ismail Xhaferri