Probleme me listat. Kukes dublime e persona mbi 100 vjec

Dublime emrash dhe persona mbi 100 vjec , këto janë problemet me listat e zgjedësve në qarkun e kuksit për zgjidhjen e të cilave po punohet në të gjitha zyrat e gjendjes civile.Pastrimi i listave është fokusi i punës të qeverisjes vendore në prag të zgjedhjeve te 8 majit, për të patur listat më të rregullta që janë përdorur deri tani në proceset zgjedhore.
"Të dubluara mund të ketë bashkia Kukës, ndoshta deri tek 50 veta. Procesi ka ecur mirë në pastrimin e listave, qytetarët që kanë ndëruar njësinë e qeverisjes vendore popunohet në pastrimin përfundimtar, në moshën mbi 100 vjec ka pasur probleme po që janë të identifikuara në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore", tha Bajram Ademi, shefi i gjendjes civile të rrethit, Kukës.
Një problem më vete përbëjnë edhe emigrantyët e larguar prej vitesh nga shqipëria dhe nuk kanë një pasqyrë të gjendjes civile të përditësuar. "Ato do jenë nëse nuk do të ketë një koherencë mes pushtetit lokal dhe drejtorisë së përgjithshme që duhet të kenë një koordinim të mirë, për ata persona që ndodhen jashtë shtetit dhe është një problem që has vështirësi", tha Ademi.
Në Qarkun e Kukësit pritet të votojnë rreth 68 mijë e 770 shtetas me të drejtë vote, të cilët në 8 Maj do votojnë për krerët e 27 njësive vendore dhe këshillat e tyre.
Flutura Tota