Minatorët 17 ditë në grevë urie, familjarët tentojnë të bllokojnë aksin nacional
BULQIZE- Minatorët vazhdojnë grevën e urisë nëntokë në kushte shumë të rrezikshme, si për jetën e grevistëve, ashtu edhe për vetë minierën e kromit.
Në ditën e 17-të të saj, specialistët thonë se situata brenda në minierë, në nivelin e 14-të nën tokë, është alarmante dhe grevistët rrezikojnë seriozisht të vdesin brenda në galeri. Për më se dy javë, ata mezi mbushen me frymë në thellësitë e nëntokës. Është konstatuar se në minierë është shtuar lagështira, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të argjinaturave, çka rrit rrezikun për 13 minatorët grevistë.
Sot në mëngjes, dhjetra qyetetarë të Bulqizës dhe familjarë të minatorëve protestuan në në mbështetje të grevistëve duke tentuar të bllokonin rrugën nacionale Tiranë- Peshkopi në Qafën e Buallit, por nuk janë lejuar nga policia.
Vazhdimi i mëtejshëm i grevës mund të shkaktojë pasoja dhe për vetë minierën, si shembjen e nënkateve dhe të gjitha armatimeve që kanë qenë në proces pune, ndërkohë që mosndezja e ventilatorëve sjell grumbullimin e gazrave helmues, sidomos në punimet qorre, duke shkaktuar prishjen e atmosferës së ajrimit në minierë. Nga ana tjetër, mosvënia në funksion e pompave për largimin e ujërave nga miniera përbën bllokim total të minierës, duke krijuar shembje të punimeve minerare dhe shkatërrimin e pajisjeve të instaluara.
NEGOCIATAT?
Përfaqësues të kompanisë austriake pohuan dje se mirëpresin bisedimet me minatorët për t’i dhënë fund situatës së krijuar në minierë. Ata propozuan që takimi mes palëve të zhvillohet sot në orën 11:00, në ambientet e zyrave të ACR-së në Tiranë. Por ky propozim u hodh poshtë nga grevistët dhe sindikalistët, të cilët ngulin këmbë që takimi duhet të zhvillohet në Bulqizë. Minatorët deklaruan dje se “Nëse deri sot, përfaqësuesit e ACR-së nuk do të vijnë në takim me ne këtu në Bulqizë, atëherë nuk do të pranojmë asnjë negocim tjetër me ta”
REAGIMI I METE
Ndërkohë që futja e konfliktit midis minatorëve dhe koncesionarit të minierës së kromit, ACR në një rrugë pa krye, ka detyruar Ministrinë e Ekonomisë, si përfaqësuese e pronarit-shtet të pasurive nëntokësore, të urdhërojë masat e para drastike në drejtim të shpëtimit të minierës më të madhe të kromit në vend nga dëmtime të rënda, si dhe shpëtimit të jetës së vetë minatorëve.
Dje u njoftua se METE ka vendosur të pranojë kërkesën e Repartit të Inspektimit të Shpëtim Minierave për të mbyllur përkohësisht Minierën e Bulqizes deri në një rehabilitim të plotë të saj. Përgjate periudhës së rehabilitimit, puna në minierë do të pezullohet. Sipas METE, kushtet në minierë janë të vështira dhe rrezikojnë jetën e minatorëve. Ndërsa Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave (RISHM), institucion në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka depozituar dje padi penale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të drejtuesve të grevës së urisë të minatorëve të Bulqizës. Akuza përmend dëmtime me pasoja të rënda, të pronës publike shtetërore dhe shkelje të rënda të sigurisë në punë, në veprimtarinë minerare, që cënojnë jetën dhe shëndetin e minatorëve.
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale vazhdon të heshtë. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ky institucion qeveritar, titullari i të cilit është edhe kreu i Këshillit Kombëtar të Punës, i cili duhej të luante rolin e negociatorit mes minatorëve dhe kompanisë ACR .
(s.g/balkanWeb)