E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese juristet perplasen per presidentin

Ndryshimi i Kushtetutës përplas ekspertët e ligjit. Juristi Igli Totozani kërkon ndryshimin e dokumentit themeltar të shtetit për rivendosjen e ekuilibrave mes institucioneve kushtetuese, ndërsa nga ana tjetër ish zv/ministri i Drejtësisë, Sokol Hazizaj thotë se nuk është korrekte që të bëhet dimensionimi i Kushtetutës për shkak të interesave politike.

“Unë specifikisht mendoj që këto ndryshime duhet të ndodhin në Shqipëri. Duke vendosur në thelb të këtyre zgjedhjeve, kompromisin në parlament, në këtë kuptim është emergjente ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes dhe krijimit të këtyre institucioneve të pavarura”-thotë Totozani.

“Të dyja dimensionet edhe në dimensionin e formatimit të ndryshimeve kushtetuese, edhe në atë kohor në cilin kohor dhe hapësinor në të cilin ndodhet PS, pas humbjes së zgjedhjeve të pushtetit vendor, emocionalisht lideri i PS-së, PS nuk i ka kapacitetet e duhura për të imponuar ndryshimet kushtetuese”-thotë Hazizaj.

Mbrojtësit e ndryshimeve kushtetuese kërkojnë që në dokumentin themeltar të shtetit të ndryshojë zgjedhja e presidentit, të ndërhyhet në mënyrën e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm, kreut të SHISH, KLSH, por edhe anëtarëve të gjykatës së lartë dhe Kushtetuese. Ndërsa avokati hazizaj thekson se këto ndryshime nuk mund të kërkohen në këtë moment nga lideri aktual i PS-së për aq kohë sa pozicioni i tij si lider i opozitës është i diskutueshëm.

“Kur themi në këtë rast garanci, nënkuptoj zgjedhjen e presidentit të republikës. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve të sigurohet një pavarësi e gjyqësorit”-thekson Totozani.

“Mbase lideri politik i PS-së kërkon që me të njëjtin format që ka funksionuar deri tani, me hartimin e ligjeve organikë që po bën maxhoranca e sotme, të marrë në dorë presidentin, gjitha institucionet kushtetuese, mbase kërkon të marrë në dorë sërish pas 2013-ës të njëjtën gjë. Në të vërtetë nuk do të ishte i drejtë dhe korrekt dimensionimi i Kushtetutës për shkak të interesave politike, qoftë edhe individuale. Opinioni se lideri i PS-së do të që marrë në dorë gjithë institucionet, moralisht tashmë ka mbaruar, nuk ekziston më sepse nuk mund të marrë në dorë asgjë, për sa kohë që edhe pozicioni i tij si lider i PS-së është i diskutueshëm”-theksoi Hazizaj.

Dy juristët shprehen njëzëri pro një referendum, përsa i takon lëvizjeve konstitucionale për shkak se nuk duhet të jetë politika ajo që vendos për ndryshimin e Kushtetuetës, por qytetari.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›