Shijak, plumba të riut në qendër të qytetit
SHIJAK- Një 35 vjecar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Shijakut. Nga të dhënat e para viktima është Gentian Berhani, 35 vjec. I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë mjekim më të specializuar, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur autorin, ose autorët si dhe shkaqet e ngjarjes.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)