Minatorët 18 ditë në grevë urie, Bulqiza vazhdon protestat
BULQIZE- Greva e urisë e 13 minatorëve, në galeritë e nëntokës hyn sot në ditën e 18-të. Gjëndja shëndetësore e grevistëve sa vjen e rëndohet ndërsa s’ka ende asnjë zgjidhje.
Për disa minatorë gjëndja shëndetësore është kritike për jetën”- informoi korrespondenti i NEWS24 sot në mëngjes.
Ulja në tryezën e bisedimeve mes një përfaqësie të kompanisë ACR dhe minatorëve prej dy ditësh dështon për shkak të vendit ku do të zhvillohen negociatat. Minatorët refuzojnë vendtakimet e caktuara nga kompania ACR dhe kërkojnë që bisedimet të zhvillohen vetëm në Bulqizë, ku po zhvillohet greva e urisë, as në Tiranë, apo Peshkopi.
Një përfaqësi e ACR pritet të mbërrijë sot rreth orës 10:00 në Peshkopi për të zhvilluar negociatat, por minatorët grevistë nuk pranojnë, duke këmbëngulur që takimi të zhvillohet në Bulqizë.
NIS PROTESTA
Ora 08: 40 Edhe sot dhjetra minatorë, qytetarë dhe familjarë të minatorëve grevistë u mblodhën rreth orës 08:00 në qendër të qytezës së vogël, për të vazhduar protestën në mbështetje të grevistëve të cilët po rrezikojnë jetën për plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike. Më pas protestuesit janë nisur, në këmbë, drejt Qafës së Buallit,2 km larg qendrës së Bulqizës, për të bllokuar sërish aksin nacional Tiranë- Peshkopi.
"Ka forca të shumta policie të cilër mbajnë nën vëzhgim protestën"- raportoi korrespondenti Enver Doçi, rreth orës 08: 30 minuta.
Protesta masive nisi dje paradite me bllokimin e këtij aksi nacional për gati dy orë. Pati dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë të cilët kërkonin lirimin e rrugës, ndërsa u ndaluan pasditen e djeshme tre sindikalistë të minatorëve.
PROPOZIMI I MINATOREVE
Kryesindikalisti Kol Nikollaj deklaroi dje nga Tirana se “minatorët janë gati për marrëveshje institucionale, e cila do t’i jepte fund grevës së urisë”. Nikollaj bëri publike dhe kushtet e marrëveshjes: Rritjen e pagës me 20%, investime në nivelet 16-20 të minierës, të garantohet siguria dhe kushtet e punës, të largohet drejtori Mehdad Zogu. “Nëse plotësohen kushtet, që nesër (sot) jemi në punë”, - deklaroi Nikollaj. Ai paralajmëroi se, nëse nuk realizohet marrëveshja, minatorët do të përshkallëzojnë protestën si dhe masat ekstreme që do shkojnë deri në kërkesën për largimin e dy ministrave, atij të Ekonomisë, Nasip Naço dhe ministrit të Punës, Spiro Ksera. Nga ana tjetër, sindikalisti Taf Koleci u shpreh dje se “ACR mund të vazhdojë punën po të plotësojë kushtet: Rritje page për minatorët me 40%, plotësim të kushteve të punës dhe thellimin e minierës.
(s.g/balkanWeb)