E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Minatoret, 50 per qind rritje page”

Minatoret e Munelles do te perfitojne rritjen page ne masen 50 per qind, te ndare ne dy faza. Lajmin e ka bere te ditur ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Kosta Barka. Ai eshte takuar pak kohe me pare me perfaqesuesit e firmes “BerAlb” sindikalistet, minatoret dhe punetoret e mbitokes, takim i cili eshte kurorezuar me zgjidhje per minatoret. Sipas ministrit Barka, punonjesit e minieres do te kene rritje page ne masen 30 per qind, qe nga 1 shkurti 2008, rritje, ne faze te dyte, te pages ne masen 20 per qind, me 1 shkurt 2009 si dhe shlyerje te te gjitha detyrimeve te prapambetura te sigurimeve shoqerore per punonjesit. Ai deklaroi se prej me shume se nje viti, eshte ngritur dhe funksionon Rrjeti Shteteror i Ndermjetesimit, qe perbehet nga punonjesit e marredhenieve te punes te zyrave te punesimit, i cili ka ndihmuar ne harmonizimin e kerkesave, informacionit dhe ne njohjen e natyres se mosmarreveshjeve kolektive te punes, si dhe te shperndarjes gjeografike te tyre. Riorganizimi dhe venia ne funksionim e Zyrave Shteterore te Pajtimit, te cilat funksionojne ne baze rajonale (12 zyra shteterore pajtimi ne 12 rajone), si dhe Zyra Kombetare e Pajtimit, ka krijuar mundesi per zgjidhjen e mosmarreveshjeve nga nje ekip specialistesh, gje qe ndikon ne rritjen e autoritetit dhe pavaresise te kesaj zyre dhe shton besimin e paleve. Perspektive e zhvillimit ne te ardhmen, mbetet krijimi i rrjetit te strukturave konsultative te qeverisjes vendore me aktoret sociale, ne nivel prefekture, te pavarura nga niveli qendror, ku te konsultohen problematikat me te spikatura, ashtu sic funksionon Keshilli Kombetar i Punes ne nivel qendror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›