E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Te ndryshohet menyra e financimit te shendetesise”

Kreu i Komisionit te Shendetesise, Tritan Shehu, ka pershendetur objektivat e Ministrise se Shendetesise, po ka kerkuar qe te ndryshoje menyra e financimit te sherbimit shendetesor. “Cilesia e sherbimit shendetesor qe ofrohet sot eshte shume larg atyre qe ofrojne klinikat dhe spitalet e tjera ne bote. Pra, ne jemi shume larg sherbimeve evropiane per pacientet. Ndaj, gjithmone kam kerkuar dhe kerkoj qe te ndryshoje menyra e financimit te tyre”, eshte shprehur kreu i Komisionit te Shendetesise, Tritan Shehu. Sipas tij, duhet qe te ofrohet nje koncept menaxherial i ketyre sherbimeve, pra te kete nje koncept te ri te financimeve. Sipas ideve te hedhura deri me tani, QSUT, por edhe qendra te tjera shendetesore, kerkojne te vene ne funksionim te ardhurat dytesore ne funksion te tyre dhe jo qe ato te kalojne ne buxhetin e shtetit. Po keshtu, nje tjeter ide qe eshte hedhur per funksionimin ketyre qendrave dhe buxhetit te tyre eshte kthimi i spitalit ne ndermarrje. Sipas Shehut, kjo do te sjelle te ardhura me te mira per institucionin, por edhe sherbim me te mire per pacientet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›