E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, verdheza prek mesues e nxenes

Semundja e verdhezes eshte shfaqur ne shkollen e fshatit Sovjan, ne rrethin e Korces, duke prekur 4 nxenes dhe nje mesuese. Alarmi per perhapjen e nje epidemie te mundshme te te vegjlit ka bere qe shkolla te dezinfektohet menjehere nga ana sherbimit epidemiologjik te rrethit, sepse kater femije, mes te cileve nje ne gjendje kritike, jane infektuar nga hepatiti. Masa te tjera te ketij sherbimi per t’i paraprire perhapjes se ndonje epidemie kane qene mbikeqyrja dhe mbajtja nen kontroll e kesaj shkolle, por edhe vizitat e nxenesve te dyshuar se jane prekur nga verdheza. Vatra e kesaj semundjeje, edhe pse e izoluar, duket se nuk mund te mbahet nen kontroll te plote, per faktin se ne afersi te shkolles bllokimi i kanalizimeve te ujerave te zeza ka sjelle shperthimin e ujerave te zeza. Kjo gjendje e rende e krijuar ne banjat e shkolles, nuk ka lene pa shfaqur pasoja te femijet qe i kane frekuentuar ato. Nxenesit e shkolles 9-vjecare te Sovjanit, qe jane infektuar nga verdheza, mesohet se kane qene nga klasa te ndryshme, por per shkak te lojes mes ujerave te zeza dhe te perdorimit te banjave jane te rrezikuar nga prekja e verdhezes. Nderkohe, nga ana e komunes eshte kerkuar nderhyrja emergjente per te bere edhe riparimin e sistemit te kanalizimeve te ujerave te zeza. Shefi i sherbimit epidemiologjik, Koco Koci, thote se, krahas shperthimit te ujerave te zeza, ne banjat e shkolles qe jane izoluar, ne oborrin e sholles jane konstatuar edhe plehra, qe nuk hidhen ne kazan dhe per me teper nuk pastrohen. Ndersa drejtori i shkolles, Ilir Sardi, shprehet se nuk eshte marre ndonje vendim per mbylljen e shkolles.
G.Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›