E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët: Nesër protestë masive para Kryeministrisë

Sindikata e minatorëve ka paralajmëruar sot organizimin e një proteste masive nesër para Kryeministrisë. Vendimi është marrë nga kryesia e sindikatës e cila bëri të ditur edhe detaje nga protesta ku pritet që minatorët të lidhen me zinxhirë. 

TIRANE- Sindikata e minatorëve ka paralajmëruar sot organizimin e një proteste masive ditën e nesërme para godinës së Kryeministrisë.
Vendimi është marrë nga kryesia e sindikatës e cila bëri të ditur se në këtë protestë minatorët do lidhen me zinxhirë me njëri- tjetrin.
“Ky ekstremizim që ne e kemi bërë shkallë pas shkalle protestave tona, ka pasur për qëllim sensibilizimin e qeverisë dhe uljen e saj në bisedime me minatorët për gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesave tona”, u shpreh kreu i Sindikatës së minatorëve Fiqiri Xibri.
Me tej ai shtoi se “të kërkosh një të ardhur për minatorët, e cila i përgjigjet minimumit jetik kjo është tepër minimale”.
Minatorët kanë më se një vit që protestojnë duke kërkuar miratimin nga qeveria të një statusi të posaçëm për ta. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›