RSD: Të vihen para drejtësisë fajtorët e Gërdecit
Organet përkatëse të drejtësisë dhe Prokurorisë duhet të angazhohen për vënien para përgjegjësisë të shkaktarëve të “Gërdecit”. Kjo ka qenë deklarata e Rinisë Socialdemokrate, pas një takimi me banorët e fshatit të Gërdecit, 9 muaj pas tragjedisë.
GËRDEC- 9 muaj pas tragjedisë që tronditi banorët e Gërdecit dhe jo vetëm, rinia e socialdemokratëve është rikthyer në fshatin fatkeq, kohë kjo e mjaftueshme për të bërë një vlerësim e asaj ç’ka është bërë gjatë të gjithë kësaj periudhe. Rinia Socialdemokrate ka qenë në vazhdimësi në kontakt me banorët e Gërdecit nga ku deklarohet se ata janë dëmshpërblyer vetëm në masën e 50 për qind, si pasojë e keq menaxhimit të fondeve nga qeveria vendore.
Në fjalën e tij kryetari i rinisë Socialdemokrate Florian Taçi theksoi se organet përkatëse të drejtësisë dhe Prokurorisë duhet të angazhohen për vënien para përgjegjësisë të shkaktarëve të tragjedisë së Gërdecit.
Rinia Socialdemokrate mbështet banorët e Gërdecit dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për të dhënë ndihmën e saj duke i bërë në të njëjtën kohë thirrje kryeministrit të vendit të vi sëbashku me kabinetin e tij qeveritarë shohë problemet me të cilat përballen këta banorë. E pranishme në këtë takim deputetja Diana Çuli bëri thirrje për çuarjen e hetimeve deri në fund dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë fajtorëve. (a.r/news24/balkanweb)