E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatoret bllokohen ne miniere

Konflikti mes dy subjekteve qe shfrytezonin nje galeri ku nxirrej krom ka rrezikuar jeten e shtate minatoreve. Ngjarja ka ndodhur ne Bulqize, paraditen e se martes, dhe mesohet se drejtuesit e njeres prej kompanive kane bllokuar brenda galerise shtate punetore. Fatmiresisht, edhe pse qendruan per rreth dy ore ne galeri, ata nuk jane lenduar, kjo pasi galeria ishte e ajrosur. Policia eshte njoftuar per konfliktin ne fjale dhe ka mundur te liroje hyrjen e galerise dhe te bllokuarit brenda saj. Rreth ores 12.30 gjendja eshte normalizuar, dhe jane shoqeruar ne komisariat drejtues te dy kompanive per te sqaruar konfliktin. Dyshohet se galeria ku mbeten te bllokuar shtate minatore ishte hapur pa lejen e autoriteteve perkatese dhe prej saj nxirrej mineral nga subjekte te pa licencuaraper kete aktivitet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›