E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjësit e hipotekës mohojnë akuzat, kërkojnë pafajësi

23/12/2008  Akuzohen për korrupsion dhe falsifikime me pronat

TIRANË- Të pandehurit e arrestuar për abuzim me detyrën duke bërë mbivendosjen e pronave në hipotekë, kërkuan dje pafajësi nga gjykata. Asnjë prej të pandehurve nuk e pranoi akuzën. Ata në mbrojtjen ligjore të përgatitur nga avokatët theksuan se nuk janë pjesë e ndonjë bashkëpunimi për të bërë pazare me pronat në hipotekë, por kanë punuar pa bërë asnjë shkelje. Avokatët i kërkuan gjykatës rishikim të konkluzioneve të përgatitura nga akuza dhe dhënien e pafajësisë. Të pandehurit sipas akuzës kanë bërë afera korruptive me pronat, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga vet ata gjatë seancës së mbrojtjes ligjore. Organi i Prokurorisë deklaroi fajtor të pandehurit e akuzuar për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti gjatë kohës që kanë punuar në zyrat e hipotekës. Prokuroria e Tiranës paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë konkluzionet e hetimit për 6 të pandehurit e operacionit "Furtuna", 3 prej të cilëve ish-punonjës në hipotekë, të cilët akuzohen për afera korruptive me pronat. Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me 10 vjet burg për të pandehurin Veiz Senko, 2 vjet për Halil Himën, 2 vjet burg për Dali Hakoren, 3.5 vjet për Artan Mehmetin, 2.5 vjet për Enton Babameton dhe 3 vjet për Agron Tafën, këta tre të fundit ish-punonjës të hipotekës. Krahas kësaj, Prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurve edhe me gjoba që shkonin në disa milionë lekë. Gjashtë personat u arrestuan vitin e kaluar gjatë operacionit "Furtuna".

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›