E Diel, 1 Nëntor 2026

Manual në gjuhën shqipe në burgun e Bolonjës

23/12/2008  Për tu ardhur në ndihmë të burgosurve

BOLONJA- Të flasësh anglisht, frëngjisht, spanjisht, shqip dhe serbo-kroatisht në burgjet e Italisë, përveç gjuhës së këtij shteti, nëpërmjet manulait “Brenda dhe jashtë, informacione rreth burgut”. I shtyrë fillimisht nga vetë të burgosurit e Italisë, kombësitë e të cilëve janë të shumta, ky projekt u hartua nga persona privatë, komuna e Bolonjës dhe shoqatës së juristëve dhe do të jetë një kontribut për të mbajtur të informuar të burgosurit për ligjin, rregullat dhe disiplinën në ambientet e brendshme të burgut. Duke parë se një pjesë e mirë e burgjeve italiane janë të populluara nga shqiptarët dhe disa prej tyre nuk e njohin mirë gjuhën italiane, autoritetet vendosën që manuali të përkthehej edhe në shqip. Por gjithashtu do të jetë i vlefshëm edhe për personat e tjerë që punojnë në burgje. Personat e dënuar dhe që janë në burgje, mbi të gjitha të huajt hasin shumë vështirësi në ambientin që i rrethon”, thotë Anna Maria Dapporto, ekspertë në këtë fushë. Më tej ajo thotë se “Ata shpeshherë nuk njohin të drejtat e tyre elementare dhe ne që u kemi hequr të drejtën e lirisë nuk mund t’i privojmë edhe nga e drejta për të qenë të informuar”. Tashmë manuali ka dalë në qarkullim.

Manuali

Në orën e parë që mbyllet në burg, i dënuari ka të drejtën të kërkojë mbrojtje. Më pas mësohen të drejtat e sjelljes, transferimit dhe akomodimit. I ndarë në 6 kapituj manuali flet për jetën e përditshme dhe organizimin e saj në burg.

Kërkesa

Pak muaj më parë një shqiptar i dënuar në Itali i habiti të gjithë me një letër që ia drejtoi autoriteteve të burgjeve. Ai shkruante se kishte vite që nuk kishte prekur një femër dhe kjo ishte dëshira kryesore, që ai e quante të drejtë njerëzore.

Shqiptarët

Në burgjet italiane numërohen me mijëra shqiptarë. Kryesisht pjesa me e madhe e të dënuarve janë kapur me drogë, ndërsa bëjnë pjesë edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë kryer edhe vrasje. Italia kërkon rreth 200 shqiptarë që i kanë kryer atje krimet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›