E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i akuzuari për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

23/12/2008  Ishte fshehur në një banesë

DURRES- Është kapur në Tiranë autori që është akuzuar për plagosjen e rëndë me dashje të një shtetasi në Durrës. Ilri Kokolari është prangosur nga efektivat e policisë së Tiranës dje në mëngjes teksa dilte nga një banesë ku qëndronte i strehuar për t’i shpëtuar policisë pas ngjarjes së një muaji më parë. Kokalari 33 vjeç, lindur dhe banues në lagjen numër 3 të Durrësit është akuzuar për ngjarjen e 4 nëntorit 2008. Në një nga lagjet e qytetit shtetasi tashmë i arrestuar është grindur me viktimën e tij A. B., dhe pas sherrit banal policia ka deklaruar se Ilir Kokolari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtetasit me inicialet A. B. Ky i fundit i ka shpëtuar vdekjes, ndërkohë që Prokuroria e rrethit gjyqësor në Durrës me vendim numër 13700 të datës 27 nëntor 2008 e ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin nga Durrësi. Tashmë i arrestuara është vënën nën akuzën e rëndë të vrasjes së mbetur në tentativë si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Ndërkohë ai është shoqëruar për në komisariat për të pritur më pas gjyqin me akuzën e vrasjes të mbetur në tentativë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›