Merr 4 ditë lejë në burg, del dhe grabit 80 mijë euro
23/12/2008 Grabitja spektakolare, i dënuari planifikoi vjedhjen, por u kap nga policia
TIRANE- Ekspertët e Prokurorisë së Tiranës kanë zbardhur skemën e grabitjes së 80 mijë eurove në një firmë mermeri që ndodhet në zonën e Tufinës. Autorët kryesorë të kësaj grabitjeje janë dy shtetasit Klodian Meraja dhe Jashar Meta të dy 23 vjeç, të cilët do përballen në gjykatë për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me pasoja të rënda”. Nga procesi hetimor i zhvilluar për zbardhjen e çështjes ka rezultuar se të dy autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kohë që planifikonin vjedhjen e banesës së administratorit të një pike mermeri. Plani i veprimit shtrihej edhe në ambientet e burgut të Shën-Kollit në Lezhë, ku pikërisht në këtë institucion njëri prej autorëve, Klodian Meraja vuante dënimin për të njëjtën vepër penale. Ndërsa ky i fundit qëndronte në qelinë e burgut të lartpërmendur, miku i tij Jashar Meta kishte piketuar “gjahun” dhe vëzhgonte çdo lëvizje të tij në teren. Informacionet mbi hyrje-daljet nga shtëpia, orën kur shkonte në punë si dhe mbi aktivitetet e tjera të administratorit, i shkonin në vesh edhe të burgosurit Meraja nga bashkëpunëtori i tij Jashar Meta. Pas marrjes së këtyre sinjaleve, i dënuari Klodian Meraja ka filluar të depozitojë kërkesa pranë administratës së burgut, duke kërkuar leje katër ditë për sjellje të mirë.
Grabitja spektakolare
Falë kësaj sjelljeje të mirë në institucionin e vuajtjes së dënimit, ka bërë që drejtuesit e burgut t’i japin lejen me të drejtë rikthimi në qeli. Me të marrë lejen, mëngjesin e 29 majit Meraja ka organizuar bashkë me shokun e tij Jashar Meta, mënyrën e vjedhjes së parave që ndodheshin në shtëpinë e administratorit të firmës së mermerit. Me mbërritjen pranë objektit të shënjestruar, dy të pandehurit pasi kanë përcjellë lëvizjet e administratorit, kanë hyrë me forcë duke vjedhur shumën e gjetur në shtëpi, që kap shifrën e rreth 80 mijë euro. Pas grabitjes së kësaj shume financiare Klodian Meraja dhe Jashar Meta janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u vendosur në një apartament me qira në Malin e Robit pranë një kompleksi turistik në Durrës. Ndërkaq lidhur me këtë ngjarje janë lajmëruar uniformat blu të policisë, të cilat pas mbledhjes së dëshmive dhe verifikimin e shenjave të gishtave, kanë mundur të zbulojnë identitetin e autorëve të këtij krimi. Menjëherë pas këtij konstatimi forcat e policisë kanë mundur të arrestojnë të dyshuarit, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan edhe paratë e vjedhura prej rreth 80 mijë eurove. Gjithashtu gjatë arrestimit atyre iu sekuestrua si provë materiale edhe makina e tipit “BMW” me targa “TR 2747 H”, e cila ishte përdorur nga dy autorët për largim nga vendi i ngjarjes. Arrestimi i tyre u krye në apartamentin pranë Malit të Robit. Operacioni i policisë për ndalimin e tyre është koduar me emrin “Leja e Ndershme”, emër ky i marrë nga leja që organizatori i vjedhjes Klodian Meraja kishte marrë për të kryer grabitjen.