Minatorët dhe ushtarakët që përfitojne trajtime të veçanta
Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon skemën e përfitimit të trajtimeve të veçanta për gjashtë kategori. Përfitojnë nga kjo skemë punonjësit që kanë punuar në miniera, nëntokë, punonjësit e ndërmarrjeve të industrisë ushtarake, pilotët fluturues në pension, efektivët oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve e palombarëve të forcave detare, personat që gëzojnë tituj shkencorë dhe dëshmorët. Sigurimet Shoqërore kanë bërë të ditur kushtet dhe dokumentet që duhen plotësuar për të përfituar nga skema e trajtimeve të veçanta. Masa e përfitimit për të gjashta kategoritë që përfitojnë nga skema.
Kushtet
Punonjësit që kanë punuar në miniera përfitojnë trajtim të veçantë financiar nëse kanë punuar për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysmë nën tokë dhe të kenë periudhë të përgjithshme jo më pak se 23 vjet punë dhe të mos ushtrojnë veprimtari ekonomike. Punonjësit në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake përfitojnë nga skema e trajtimeve të veçanta në rastet kur plotësojnë këto kushte: në datën 31.12.2002 të kenë qenë në marrëdhënie pune në Kombinatin Mekanik në Poliçan, në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, në Uzinën Mekanike dhe Uzinën e Pilave në Gramsh dhe në Uzinën e Riparimit të Anioneve në Kuçovë. Punonjësit duhet të kenë periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 15 vjet dhe periudhë sigurimi jo më pak se 18 vjet për gratë. Ndërsa burrat duhet të kenë periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 18 vjet dhe periudhë sigurimi jo më pak se 23 vjet. Trajtimi financiar i pilotëve fluturues në pension përfitohet nga pilotët ushtarakë që kanë fluturuar me avionë reaktivë dhe me helikë dhe bordi avion-drejtues i tyre, si dhe pilotët dhe teknikët fluturues të Njësisë të Transportit Mjekësor me helikopter. Pilotët që përfitojnë trajtim të veçantë duhet të kenë plotësuar kushtet për pension pleqërie dhe të kenë fluturuar: me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 vjet kalendarikë; me avionë me helikë jo më pak se 12,5 vjet kalendarikë. Të kenë jo më pak se 15 vjet vjetërsi në shërbim për funksionet avion-drejtues. Nga skema e trajtimeve të veçanta përfitojnë edhe efektivat oficerë dhe nënoficerë lundrues
të nëndetëseve e të palombarëve të forcave detare. Punonjësit e kësaj kategorie duhet të kenë plotësuar kushtet për pension
pleqërie dhe të kenë shërbyer jo më pak se 7 vite kalendarike. Personat që gëzojnë titujt shkencorë përfitojnë trajtim të veçantë në rastet kur janë punonjës të Universiteteve, Shkollave të Larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë dhe kanë tituj shkencorë. Nga skema e trajtimeve të veçanta përfitojnë familjet e dëshmorëve të Atdheut. Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç
ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut.
Dokumentet
Kategoritë që përfitojnë trajtim të veçantë duhet të plotësojnë dokumentacionin e përcaktuar nga ISSH, me përjashtim të punonjësve të minierave dhe punonjësve të ndërmarrjeve së industrisë ushtarake. Dokumentacioni për përfitimin e trajtimit të veçantë nga punonjësit e minierave nuk plotësohet më pasi në ligj është parashikuar një datë kufi për paraqitjen e kërkesave dhe dokumentacionit e cila është 31 mars e vitit 2001. Plotësimi i dokumenteve të përfitimit për punonjësit e industrisë nuk kryhet më pasi në ligj është parashikuar një datë kufi e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit deri më 30.09.2004. Për të përfituar trajtim të veçantë financiar pilotët fluturues në pension duhet të plotësojnë disa dokumente, dy formate-kërkese të plotësuara dhe bashkëngjitur kërkesës: fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale. Trajtimi financiar i efektivave oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve e palombarëve të forcave detare bëhet duke u pajisur me format- kërkesën. Mbi bazë të kësaj kërkese është struktura nga ku keni ndërprerë karrierën ushtarake dhe keni dalë në rezervë/lirim apo pension pleqërie dërgon në rrugë postare vërtetimin e viteve të shërbimit dhe të pagës referuese në ISSH, nga ku përcillet në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore. Dokumentacioni, bashkëngjitur kërkesës është një fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale. Personat që gëzojnë tituj shkencorë duhet të plotësojnë disa dokumente për të përfituar trajtim të veçantë po kështu edhe familjet e dëshmorëve që përfitojnë nga statusi.
1. SKEMA E TRAJTIMEVE TE VEÇANTA
Skema e trajtimit të veçantë të punonjësve të nëntokës, minierës.
1. Baza ligjore
Ligji Nr. 8685, datë 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë”, i ndryshuar.
2. Ndryshimet
* Ligji Nr. 9356, datë 17.03.2005;
* Ligji Nr. 9706, datë 05.04.2007.
3. Personat përfitues
* Sipas këtij Ligji përfitojnë punonjësit, të cilët kanë punuar në miniera, nëntokë.
4. Lloji i përfitimit
* Trajtim i veçantë financiar.
5. Kushtet e përfitimit
* Personat të kenë punuar për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysmë nëntokë dhe të kenë periudhë të përgjithshme jo më pak se 23 vjet punë;
* Të mos ushtrojnë veprimtari ekonomike.
Lidhur me këtë përfitim, nuk procedohet në vijim, pasi në Ligj është parashikuar një datë kufi e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit deri
më 31 mars 2001.
2. SKEMA E TRAJTIMIT TË VEÇANTË FINANCIAR TË PUNONJËSVE TË NDËRMARRJEVE TË INDUSTRISË USHTARAKE
1. Baza ligjore
* Ligji Nr. 9179, datë 29.1.2004 “Për një trajtim të veçantë financiar të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake “, i ndryshuar.
2. Ndryshimet
* Ligji Nr. 9687, datë 5.03.2007.
3. Personat përfitues:
* Sipas këtij ligji përfitojnë punonjësit që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.
4. Lloji i përfitimit
* Trajtimi i veçantë financiar.
5. Kushtet e përfitimit
* Në datën 31.12.2002 të kenë qenë në marrëdhënie pune në Kombinatin Mekanik në Poliçan, në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, në Uzinën Mekanike dhe Uzinën e Pilave në Gramsh dhe në Uzinën e Riparimit të Avionëve në Kuçovë, ose të jenë trajtuar në bazë të VKM-së Nr. 389, datë 08.08.2002 dhe VKM-së Nr. 695, datë 27.12.2002;
* Të kenë periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 15 vjet dhe periudhë sigurimi jo më pak se 18 vjet për gratë dhe periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 18 vjet dhe periudhë sigurimi jo më pak se 23 vjet për burra;
* Të kenë ndërprerë aktivitetin ekonomik.
Lidhur me këtë përfitim, nuk procedohet në vijim, pasi në Ligj është parashikuar një datë kufi e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit deri
më 30.09.2004.
3. TRAJTIM I VEÇANTË FINANCIAR I PILOTËVE FLUTURUES NE PENSION
Cila është baza ligjore në mbështetje të të cilit, përfitoj përfitim suplementar si ish-pilot fluturues në pension?
1. Baza ligjore
* Ligji Nr. 9128, datë 29.07.2003 “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, i ndryshuar.
2. Ndryshimi
* Ligji Nr. 10135, datë 11.05.2009.
3. Personat përfitues
* Sipas këtij Ligji, përfitojnë pilotët ushtarakë që kanë fluturuar me avionë reaktivë dhe me helikë dhe bordi avion-drejtues i tyre, si dhe pilotët dhe teknikët fluturues të Njësisë të Transportit Mjekësor me helikopter.
4. Lloji i përfitimit
* Trajtim i veçantë financiar në shtesë të pensionit të pleqërisë.
5. Cilat janë kushtet që duhet të plotësoj për të përfituar?
Kushtet e përfitimit
Pilotët që kanë fluturuar me avionë reaktivë e avionë me helikë, të kenë
plotësuar kushtet për pension pleqërie dhe të kenë fluturuar:
* Me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 vjet kalendarikë;
* Me avionë me helikë jo më pak se 12,5 vjet kalendarikë;
* Jo më pak se 15 vjet vjetërsi në shërbim për funksionet avion-drejtues
fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi.
6. Cili është dokumentacioni që duhet të paraqitet për këto lloj përfitimesh dhe ku duhet të paraqitet ky dokumentacion?
Drejtohuni në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore,ku keni vendbanimin dhe pajisuni me dy format-kërkese.
* Një format-kërkesë e plotësuar paraqitet në strukturat, nga ku keni ndërprerë karrierën ushtarake dhe keni dalë në rezervë/lirim apo pension pleqërie. Mbi bazë të kësaj kërkese, këto struktura, dërgojnë në rrugë postare vërtetimin e viteve të shërbimit dhe të pagës referuese në strukturën rajonale të sigurimeve shoqërore, ku keni vendbanimin;
* Formatit tjetër të kërkesës, plotësuar në të gjitha rubrikat, i
bashkëlidhet dokumentacioni i renditur më poshtë për çdo përfitim, dhe paraqitet pranë DRSSH-së, ku keni vendbanimin.
7. Dokumentacioni bashkëngjitur kërkesës:
* Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale.
4. TRAJTIMI I VEÇANTË FINANCIAR I EFEKTIVAVE OFICERË DHE NËNOFICERË LUNDRUES TË NËNDETËSEVE E PALOMBARËVE TË FORCAVE DETARE
Cila është baza ligjore në mbështetje të së cilës përfitoj përfitim suplementar, si ish-pilot fluturues në pension?
1. Baza ligjore
* Ligji Nr. 9361, datë 24.03.2005 “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve
të forcave detare në pension”.
2. Personat përfitues
* Sipas këtij ligji përfitojnë efektivat oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve e të palombarëve të forcave detare.
3. Lloji i përfitimit
* Trajtim i veçantë financiar në shtesë të pensionit të pleqërisë.
4. Cilat janë kushtet që duhet të plotësoj për të përfituar?
Kushtet për përfitim
* Efektivat lundrues oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve e të palombarëve të forcave detare, të kenë plotësuar kushtet për pension pleqërie dhe të kenë shërbyer jo më pak se 7 vite kalendarike.
5. Cili është dokumentacioni që duhet të paraqitet për këtë përfitim dhe ku duhet të paraqitet ky dokumentacion?
Paraqituni në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore ku keni vendbanimin dhe pajisuni me format-kërkesën.
* Mbi bazë të kësaj kërkese, struktura nga ku keni ndërprerë karrierën ushtarake dhe keni dalë në rezervë/lirim apo pension pleqërie dërgon në rrugë postare vërtetimin e viteve të shërbimit dhe të pagës referuese në ISSH, nga ku përcillet në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore.
6. Dokumentacioni bashkëngjitur kërkesës
* Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale.
5. SKEMA SUPLEMENTARE PËR PERSONAT QË GEZOJNË TITUJ SHKENCORË
1. Baza ligjore
* Ligji Nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, që kanë tituj shkencorë”.
2. Personat përfitues
* Sipas këtij ligji përfitojnë pensione suplementare shtetërore, si të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar, punonjësit e universiteteve, shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë.
3. Lloji i përfitimit
* Pension suplementar pleqërie.
4. Kushtet e përfitimit
Personat që përfshihen në grupin e parë dhe të dytë të pikave 5 dhe 6 të nenit 2, të kenë plotësuar kriteret për marrjen e pensionit të pleqërisë,sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar. Paraqituni në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore, ku keni vendbanimin dhe pajisuni me format- kërkesën.
5. Cili është dokumentacioni që duhet të paraqitet për këtë përfitim dhe
ku duhet të paraqitet ky dokumentacion?
Dokumentacioni, bashkëngjitur kërkesës:
* Fotokopje e nënshkruar e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale;
* Deklaratë personale, nëse personi merr ose jo përfitime nga skema të tjera suplementare shtetërore;
* Fotokopje e noterizuar e dëshmisë për dhënien e titullit, ose në mungesë, një vërtetim për titullin shkencor, të lëshuar nga Komisioni i Kualifikimit ose nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve;
* Vërtetim i pagës referuese;
* Vërtetim nga qendra e punës për kontributet suplementare të paguara nga data 01.01.2010 deri në datën e lindjes së të drejtës;
* Vërtetim për kohën e gëzimit të titullit.
6. SKEMA E DËSHMORËVE
1. Baza ligjore:
* Ligji Nr. 8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i ndryshuar.
2. Lloji i përfitimit
* Shpërblim mujor për familje.
3. Përfituesit
* Ky shpërblim iu jepet familjarëve të Dëshmorit të Atdheut. Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut.
4. Kushtet e përfitimit
* Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas certifikatës së
gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut.
5. Dokumentacioni bashkëngjitur kërkesës
* Certifikatë familjare në çastin e vdekjes së dëshmorit;
* Certifikatë e vdekjes së dëshmorit;
* Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale e përfituesit;
* Certifikatë familjare e kohëve të fundit (kur familjari ushtron të drejtën);
* Prokurë e posaçme për autorizimin e familjarit që do të tërheqë
shpërblimin;
* Vërtetimin e vazhdimit të shkollës për jetimët, që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar;
* Certifikatë e vdekjes së familjarit të mëparshëm, kur duhet zëvendësuar.
25 Gusht 2010