Tiger Woods divorcohet, por uron: “Paç fat ish-gruaja ime”
Lojtari numër një i golfit në botë, Tajgër Uds, dhe gruaja e tij suedeze, Elin Nordegren, janë ndarë pas gjashtë vjetësh martese, për shkak të skandaleve seksuale të golfistit. Lajmi i divorcit zyrtar midis Udsvave, me golfistin si sportistin më të pasur në planet dhe gruas së tij, një ish-modele bionde, ishte paralajmëruar prej muajsh, duke pasur në vëmendje edhe rrëfimin e tij për jo besnikëri dhe raportimeve të panumërta në media. Çifti ishte i pranishëm në Gjykatën e Floriads ku dhe martesa e tyre u zgjidh. Uds dhe Nordgren lëshuan një deklaratë, por nuk dhanë asnjë detaj financiar, ndërkohë që dhe avokatët e tyre ju shmangën pyetjeve. Në deklaratë thuhej se pas divorcit të dy do të tregojnë kujdes për dy fëmijët e tyre të vegjël duke kërkuar privasinë e familjes së tyre. “Ne jemi të hidhëruar që martesa jonë dështoi dhe ne i dëshirojmë njëri-tjetrit gjithë të mirat për të ardhmen”, - thuhej në deklaratën, e cila ishte publikuar gjithashtu në faqen e internetit të Udsit. Uds, 14-herë kampion i turneut të madh të tenisit, Major, u rikthye në garë në muajin prill pasi kishte humbur më shumë se 20 milionë sterlina nga sponsorizimet pas zbulimit të jetës së tij private nëntorin e vitit të kaluar, ku u morr vesh se ai kishte pasur një numër të madh marrëdhëniesh ilegale me femra të ndryshme. Gjithçka erdhi si pasojë e një aksidenti të çuditshëm me makinë pranë shtëpisë së tij luksoze në Florida. “Ndërkohë që ne nuk do të jemi më të martuar, ne jemi prindërit e dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe lumturia e tyre ka qenë dhe do të jetë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për ne të dy”, thuhej në deklaratën e Udsit dhe Nordregen.
750 milionë dollarë
Sipas një shkrimit të publikuar në Foxneës.com, ish-gruaja e Tajgër Udsit, Elin Nordgren, 30 vjeç, do të përfitojë një shumë rekord prej 750 milionë dollarë pas divorcit. Avokatët e ish-modeles suedeze provuan se Uds, 34 vjeç, ka më shumë se 1 miliard dollarë pasuri.
Dejvën Xhejms, ‘pornografja” e Udsit
Ylli i filmave të pornografisë, Dejvën Xhejms, tha se ajo dhe Uds ka pasur një marrëdhënie midis tyre para dy vjetësh. Xhejms i bëri publike deklaratat e nxehta të saj gjatë një emisioni radiofionik. Ajo tha se i vinte keq për Tajgërin dhe që skandalet e tij janë zbuluar. Punëtorja e seksit, Xhejms, pretendoi se Uds shkoi me të pasi e shoqja e tij, Elin Nordgren, nuk ishte e dhënë shumë pas seksit.
Divorci, 10 gjërat që nuk i dini
Divorci midis golfisit amerikan Tajgër Uds dhe ish-modeles suedeze Elin Nordgren tashmë është zyrtar. Portali Examiner.com ka hartuar një listë me 10 gjera, që sipas saj një njeri i zakonshëm nuk i di (për më tepër në Shqipëri)
1 – Seanca përfundimtare e divorcit nuk zgjati më shumë se dhjetë minuta.
2 – Gjatë seancës së fundit, Tajgëri dhe Elini nuk folën me njëri-tjetrin, madje as nuk i hodhën asnjë vështrim njëri-tjetrit.
3 – Kishte pasur zëra se Tajgëri dhe Elin mund ta kryenin divorcin në vendlindjen e Elinit, në Suedi, për të ruajtur privasinë. Por, avokatët vendosën ta bënin atë në Panama Siti, Florida, afërsisht rreth 80 kilometra larg shtëpisë martesore të Tajgërit dhe Elinit.
4 – Tajgër Uds dhe Elin Nordgren ishin të mandatuar nga gjykata të zhvillonin kurse prindërore. Është një kërkesë për të gjithë prindërit të cilit janë duke përmbushur një divorc. Tajgër e kompletoi kursin e tij, më 10 korrik, Elin e kompletoi atë më 16 gusht.
5 – Avokati i Tajgërit, Tomas Sejsër ishte i specializuar në të drejtën ndërkombëtare të fëmijëve. Tajgër dëshironte të ishte i sigurt se ai do të kishte të drejtën e tij të shikonte fëmijët e tij pas divorcit.
6 – Dy pyetjet më të shpeshta rreth divorcit midis Tajgër Udsit dhe Elin Nordgrenit ishin: “Sa para do të marrë Elin Nordgren?” dhe “Sa para do të paguajë Tajgër Uds?”.
7 - Detajet financiare të divorcit midis Tajgërit dhe Elinit janë përshrkuar në një dokument të veçantë, i cili është vulosur në gjykatë dhe nuk është i hapur për publikun. Gjithsesi, divorci sipas medias shkon nga 100 milionë deri 750 milionë dollarë.
8 - Dokumenti financiar i divorcit është firmosur tek e tek dhe në ditë të veçanta nga Tajgër Uds dhe Elin Nordgren, por gjithsesi në fund të muajit korrik.
9 – Shpenzimet për të hapur një çështje divorci janë 397.50 dollarë. Shpenzimet u paguan me çek nga Elin Nordgren (ose avokati i autorizuar prej saj dhe në emër të saj).
10 – Pika e fundit në kërkesën për divorc ishte një kërkesë e hartuar nga Elin, që emri i saj i fëmijërisë, Elin Maria Pernilla Nordegren, t’i rikthehej.
Murinjo: “Mançester Siti, mbreti i merkatos”
Trajneri i Realit të Madridit, Hoze Murinjo, pranoi se Mançester Siti është “dominues në treg”, pasi ai mposhti gjigantin spanjoll duke nënshkruar me qendërmbrojtësin serb Aleksandër Kolarov. Kolarov u bashkua me Sitin muajin e kaluar për 16 milionë sterlina si pjesë e transferimeve të tjera të bujshme gjatë merkatos së verës, teksa ponarët nga Lindja e Mesme hodhën më shumë se 100 milionë sterlina në merkato. Murinjo, i cili u bashkua me Madridin pasi udhëhoqi Interin në fitimin e trofeve shtëpiakë dhe Ligën e Kampioneve në Europë, tha se ai janë të pa konkurrueshëm. “Unë e kuptoj se nëse dikush dëshiron të luftojë me ta për një lojtar është shumë e vështirë, ata janë dominues në treg”, - tha Murinjo për “Sky Sports Neës”. “Lojtarët që ata thonë se i duan i marrin. Unë isha i interesuar për Kolarovin kur unë erdha këtu, por unë nuk mund të garoj me ta pasi ofrojnë vlera financiare që unë nuk mundem. Nëse ata kanë paratë aa mund t’ia arrijnë, nëse ata kanë ambicien për të fituar Premier Ligën ata do ta bëjnë”. Murinjo beson se këtë sezon gara për titull në Premier Ligë do të jetë midis Sitit, Mançester Junaitid dhe ish-klubit të tij, Çelsi. “Unë besoj Çelsi, Mançester Junaitd dhe Mançester Siti, këta janë favoritët”, -shtoi ai, duke mos i dhënë asnjë shans Liverpulit. “Është shumë e vështirë për (trajnerin e ri të Liverpulit) Roj Hodgson pasi gjërat në tre vitet e fundit kanë shkuar gjithmonë e me keq. Ai ka nevojë për kohë”.
MURINJO-BENITEZ
Një ditë pas deklaratës së Rafa Benitez, i cili tha se dëshiron të fitojë më shumë se Murinjo me Interin, vjen edhe reagimi i hidhur nga “Special One”. “Ai nuk duhet të lodhet si unë. Puna e tij është punë ëndrrash, imja nuk ka qenë e tillë. Kur një trajner shkon tek një klub dhe në një muaj ka mundësi të fitojë superkupën e vendit dhe Superkupën e Europës, përveç botërorit për klube, kjo është parajsa”, thekson tekniku i Real Madrid. Më tej ai vazhdon të thumbojë pasardhësin e tij tek Interi. “Unë me Realin fitova trofeun ‘Beckenbauer’ dhe ‘Alicante cup’, mund të fitoj edhe trofeun ‘Bernabeu’ por gjithsesi ngelen stimuj verorë. Një trajner që shkon në një klub të ri duhet të mendojë si të ndërtojë një skuadër, Benitez e ka gjithçka gati, shoqërinë, lojtarët. Puna e tij nuk është punë, është një ëndërr”, përfundon Murinjo.
Huntelar: “Dua të luaj në qendër”
Sulmuesi i Milanit, Klas-Jan Huntelar nuk dëshiron të largohet nga klubi, ai dëshiron vetëm pozicionin. Holandezi nënkampion bote ishte në qendër të spekulimeve të vazhdueshme për një transferim të mundshëm pas paraqitjes së tij jo në lartësinë e duhur në sezonin e tij të parë në “San Siro” kampionatin e kaluar. Kur ai luajti ai u përdor shpesh në krahun e djathtë të sulmit dhe 27-vjeçari, i cili ka luajtur me shtatë klube, përfshirë edhe Ajaksin dhe Realin e Madridit, i bëri thirrje trajnerit të ri të Milanit, Masimilano Alegri, për ta vendosuer atë në pozicionin e tij më të mirë për të. “Unë nuk jam i befasuar që jam këtu. Jam duke për Milanin dhe unë dëshiroj të luaj këtu”, - tha Huntelar për Reuters. “Dëshiroj të luftoj për shanset e mia, dëshiroj të kemi një shans për të luajtur si sulmues dhe jo në të djathtë. Jam stërvitur shumë mirë dhe në do të përpiqem ta kem atë shans”. Milani konfirmoi se po përpiqet të nënshkruajë me sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, suedezin që dy sezone më parë luante me rivalët e Interit në Itali përpara se ai të shkonte në Spanjë. Huntelar, i cili mund të rikthehej në shtëpi, tashmë duket se është në aleancë me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni. Trajneri Leonardo la Milanin në fund të sezonit të kaluar pasi Berluskoni nuk e aprovoi skemën e tij me tre sulmues, me Ronaldinjon në të majtë, Marko Borrielon në qendër dhe Huntelarin apo Aleksandro Paton në të djathtë. Berluskloni i kërkoi publikisht ish-bosit të Kaljarit, Alegri, të luajë me dy sulmues qendre, por me pronarin në tribunë, trajneri ofroi të njëjtën formacion të Leandros në barazimin 0-0 me Juventusin në një miqësore për trofeun “Berluskoni”. “Ai ishte atje. Ju duhet të pyesni atë”, - buzëqeshi duke thënë Huntelar, i pyetur nëse Berluskoni kishte kërkuar ndryshime.
25 Gusht 2010