Universiteti i Tiranës, nis pranimi i dosjeve për transferimin e studimeve
Studentët që dëshirojnë të kryejnë transferimin e studimeve nga një universitet në tjetrin duhet të bëjnë gati dosjen. Duke nisur nga kjo javë, Universiteti i Tiranës do nis pranimin e dosjeve me dokumentet e transferimit për të gjithë studentët e interesuar. Studentët duhet të paraqiten në rektoratin e universitetit nga data 27 gusht deri më 18 shtator me dosjen përkatëse. Transferimi i studimeve mund të bëhet nga studentët jashtë vendit që duan të kthehen, brenda Universitetit të Tiranës nga një degë në një degë tjetër, dhe nga një universitet privat drejt shtetërorit. Sigurisht që transferimi i studimeve bëhet në bazë të disa kritereve dhe vetëm pasi të plotësohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm.
Transferimi
Kanë të drejtë të transferojnë studimet të gjithë studentët që ndjekin shkollën jashtë vendit dhe duan të kthehen në vend për të vazhduar studimet në këtë universitet. Sigurisht që transferimi i studimeve do të bëhet në bazë të disa kritereve dhe vetëm pasi të plotësohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm. Këto kërkesa për transferime do të pranohen nga Universiteti i Tiranës deri më datë 18 shtator. Rregulli primar i vendosur nga ky universitet është që i gjithë dokumentacioni për transferimin e studimeve do të jetë i përkthyer. Duke nisur nga kjo javë, të gjithë studentët, të cilët Sigurisht që transferimi i studimeve bëhet në bazë të disa kritereve dhe vetëm pasi të plotësohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm. vazhdojnë studimet në universitetet jashtë vendit, që për arsye të ndryshme kërkojnë të ndërpresin studimet në institucionin arsimor përkatës dhe dëshirojnë të vazhdojnë pjesën e mbetur të studimeve në Universitetin e Tiranës, duhet të drejtohen pranë këtij institucioni për të kryer transferimin e studimeve. Sekretaria e Universitetit të Tiranës do të presë dokumentet e transferimit për të gjithë studentët e interesuar. Dorëzimi i dokumenteve do të vlejë vetëm për studentët, të cilët vazhdojnë studimet me kohë të plotë dhe jo për ata që ndjekin studimet me kohë të pjesshme.
Procedurat Studenti që dëshiron të kryej transferimin e studimeve duhet të dorëzojë në sekretarinë mësimore të Universitetit të Tiranës,një dosje me 8 dokumentet e kërkuara . Fillimisht studenti duhet të paraqesë kërkesën për transferim, ku të arsyetojë edhe motivet e lëvizjes nga universiteti ku është regjistruar paraprakisht. Njëkohësisht me kërkesën për transferim, duhet të dorëzojë në sekretariat përmbajtjen e planit dhe programit e studimit që ka ndjekur. Programi duhet të jetë i plotë për të gjithë periudhën e studimeve, qoftë kjo edhe mujore. Dokumenti i tretë është lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë institucionit arsimor të lartë përkatës, si edhe një kopje e noterizuar e indeksit të notave, për ato universitete të cilët e kanë një të tillë. Krahas dokumenteve të mësipërm, studentët që kërkojnë transferim të studimeve, duhet të dorëzojnë në Universitetin e Tiranës kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme, si edhe certifikatë të gjendjes civile. UT-ja kujton studentët e interesuar se, për ata që vazhdojnë studimet jashtë dhe kërkojnë të bëjnë transferimin e studimeve në këtë institucion, të gjitha dokumentet duhet të jenë të certifikuara nga institucioni që i ka lëshuar. Krahas dokumenteve të nevojshme për transferimin e studimeve, studentët duhet të paguajnë pranë njërës prej bankave të përcaktuara nga Universiteti i Tiranës, mandat arkëtimi prej 1 mijë lekësh, i cili kalon në llogari të vetë institucionit.
Kuotat e transferimit të studimeve do të përcaktohen nga MASH
Kuotat e transferimit të studimeve nga një universitet shtetëror apo privat, në Universitetin e Tiranës,do të përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fund të muajit shtator. Specialistët e MASH bëjnë të ditur se Universiteti i Tiranës bën propozimet për numrin e studentëve që mund të përfitojnë transferimin duke u nisur dhe nga numri i aplikimeve. Më pas MASH përcakton numrin mbi bazën e kuotave të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Sipas specialistëve të kësaj ministrie, transferimi i studimeve është realizuar nga një universitet shtetëror në një universitet tjetër, por edhe nga një universitet privat drejt një universiteti shtetëror. Transferime të studimeve janë kryer gjithashtu nga universitet jashtë shtetit, në universitetet brenda vendit. Sigurisht që transferimi i studimeve bëhet në bazë të disa kritereve dhe vetëm pasi të plotësohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm. Specialistët e MASH shprehen se shumë të rinj që studiojnë jashtë kanë kërkuar të transferohen në universitetet brenda vendit. Arsyet e transferimit kanë qenë të ndryshme dhe vitet e kaluara jo pak student kanë fituar të drejtën të shkojnë në universitetin që preferojnë. Por jo të gjithë aplikuesit mund të fitojnë të drejtën e transferimit. Një komision i posaçëm merr në shqyrtim dosjet e të gjithë aplikuesëve dhe më pas në bazë të kritereve të përcaktuara nga vet universiteti bëhet përzgjedhja e kandidatëve. Sipas specialistëve të MASH, transferimi i studimeve është një nga objektivat themelore të Kartës së Bolonjës. Transferimi i studimeve brenda të njëjtit universitet, kryhet nga studentët që kërkojnë të ndryshojnë degën e studimit. Kjo kategori studentësh do të kryejë transferimin e studimeve brenda fakultetit ku janë regjistruar paraprakisht, duke paraqitur kërkesën pranë departamentit përkatës. Këta studentë, pas transferimit të studimeve dhe do të shmangen nga dhënia e provimeve që kanë shlyer në programin e parë të studimit. Atyre do t'u njihet nota që kanë marrë në provimet ekuivalente, ndërsa do të duhet të shlyejnë pjesën tjetër të programit akademik, ku do të vazhdojnë studimet.
Ndryshimi i degës brenda Universitetit të Tiranës
Një procedurë e ndryshme do të ndiqet për studentët që kërkojnë të ndryshojnë degën e studimit brenda Universitetit të Tiranës. Kjo kategori studentësh do të kryejë transferimin e studimeve brenda fakultetit ku janë regjistruar paraprakisht, duke paraqitur kërkesën pranë departamentit përkatës. Këta studentë, pas transferimit të studimeve dhe do të shmangen nga dhënia e provimeve që kanë shlyer në programin e parë të studimit. Atyre do t'u njihet nota që kanë marrë në provimet ekuivalente, ndërsa do të duhet të shlyejnë pjesën tjetër të programit akademik, ku do të vazhdojnë studimet.
Transferimi, përfitues edhe studentët në privat
Transferimi i studimeve do të jetë i vlefshëm edhe për studentët, të cilët vazhdojnë studimet në universitetet private, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet më tej në institucionet arsimore publike të larta. Për të kryer transferimin e studimeve, këta studentë duhet të dorëzojnë në protokollin e Universitetit të Tiranës 9 dokumente, ndërkohë që në ndryshim nga studentët që vazhdojnë studimet jashtë vendit, nuk do ta kenë të detyrueshëm përkthimin e tyre. Afati i dorëzimit të dokumenteve për studentët që vazhdojnë studimet në universitetet private, do të jetë data 11 shtator, ndërkohë që pas kësaj date, procesi do të quhet i mbyllur. Përgjigjja për miratimin ose jo të kërkesës për transferim, do të jepet brenda një afati të shkurtër kohor, ku sërish studentët e interesuar do të duhet të drejtohen pranë zyrës së protokollit në Universitetin e Tiranës.
Dokumentet që duhen plotësuar për trasferimin e studimeve
1. Kërkesa për transferim me shkrim e të interesuarit (me adresë).
2. Përmbajtja e planit dhe programit të studimit.
3. Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë Institucionit të Arsimit të Lartë përkatës.
4. Kopje e noterizuar e indeksit të notave (librezës së studentit), për institucionet që kanë indeks.
5. Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.
6. Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri.
7. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të certifikuara nga institucioni që i lëshon.
8. Fotokopje të Kartës së Identitetit.
9. Mandat arkëtimi 1000 lekë. BANKA KREDINS Nr: 589007
Shënim: Këto dokumente pranohen në zyrën e protokollit në Rektoratin e UT-së nga data 27.08.2010 deri 18.09.2010
25 Gusht 2010