Durrës, mbi 3 mijë udhëtarë hyjnë vetëm këto tri ditë

Autoritet portualë kanë marrë të gjithë masat për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve që parashikohet t'i drejtohen Shqipërisë në dy javët e fundit të këtij muaji.
Sipas këtyre autoriteteve, fundjava e kaluar ka shënuar rritjen e parë të numrit të udhëtarëve me tragete, çka pritet të vazhdojë deri në mesin e muajit gusht.
Sipas të njëjtave burime, gjatë tre ditëve të fundit në sheshin përkatës janë ankoruar 18 tragete dhe katamaranë gjithsej, të cilët kanë sjellë në Durrës mbi 14 mijë udhëtarë, kryesisht bashkatdhetarë që do të kalojnë pushimet e verës pranë familjeve të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Që prej 10 ditësh kompanitë e lundrimit po realizojnë udhëtime shtesë sipas një grafiku të paracaktuar, për t'u ardhur në ndihmë udhëtarëve të shumtë, një pjesë e të cilëve i kanë prenotuar biletat vajtje-ardhje në mënyrë elektronike.
Sipas të njëjtave burime, policia kufitare ka hapur 31 sportele gjithsej, ose 7 më shumë se vitin e kaluar. Kjo masë do të shkurtojë ndjeshëm kohën e përpunimit të udhëtarëve, numri i të cilëve pritet të shtohet shumë në fundin e muajit korrik, thonë autoritetet portualë.
Këto autoritete, në bashkëpunim me Drejtorinë rajonale të Policisë së Kufirit, degën e Doganës dhe Administratën e Përgjithshme Detare, kanë vendosur që nisja e trageteve drejt porteve italiane të Barit, Ankonës dhe Triestes të kryhet sipas orareve të përcaktuara, duke shmangur vonesat që janë vënë re më parë dhe që shkaktojnë probleme në mbërritjen e mjeteve lundruese në portet e vendit fqinj. /Start/
2011-07-11 13:58