Berisha-izraelitët: Në Shqipëri, klimë e favorshme për investimet

Kompania izraelite “Land Development-Energy Ltd” vjen në Shqipëri për të investuar në fushën e hidrokarbureve si dhe në fushën e turizmit. Drejtuesi i kësaj kompanie u prit së bashku me disa biznesmenë të tjerë u prit prej kryeministrit Sali Berisha në zyrën e tij. Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Land Development-Energy Ltd”, Ohad Marani e njohu kryeministrin me vendimin e kompanisë për të investuar në Shqipëri, në fushën e energjisë dhe konkretisht, si hap të parë, në shfrytëzimin e hidrokarbureve.
“Kompania është e interesuar gjithashtu, për zhvillimin e investimeve të mëtejshme edhe në lloje të tjera të energjisë, si dhe në fushën e turizmit”, tha Marani,
Kryeministri Berisha, pasi i falënderoi për interesin për të qenë prezent në Shqipëri me investimet e tyre, siguroi se këtu do të gjejnë një klimë shumë të favorshme për investimet.
“Qeveria në programin e saj, si në politikat fiskale, ashtu edhe në reformat strukturore, ka si qëllim tërheqjen dhe nxitjen e investimeve në Shqipëri, në veçanti të investimeve në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në këtë aspekt, të gjithë investitorët do të kenë mbështetje të plotë për të zhvilluar projektet e tyre në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.