Minatorët, mbledhje për paktin me ACR-në
Këshilli sindikal i minierës së Bulqizës do të mblidhet sot për të diskutuar në lidhje me rifillimin e punës në minierë. Sindikata e minatorëve kërkoi nga Reparti i Inspektim Shpëtimit të Minierave (RISHM) të vendosë për rinisjen e punës ndërsa ka kërkuar edhe nga kompania ACR të marrë specialistë nga Franca për kryer kontrolle në minierë.
Mbledhja e këshillit sindikal të minierës do të drejtohet nga kreu i sindikatave Taf Koleci. Në qendër të saj do të jetë zbatimi i akt-marrëveshjes mes kompanisë ACR dhe konfederatës për përmirësimin e kushteve të punës. Në rend të ditës është edhe diskutimi për pagesën e plotë të minatorëve.