E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prec Zogaj per ABC News Permiresimi i kodit zgjedhor eshte ne interes te vendit

Tryeza e partive të vogla për reformën zgjedhore është një shembull pozitiv për politikën shqiptare.

Kështu u shpreh përfaqësuesi i opozitës, Preç Zogaj, gjatë një bisede në studion e “ABC News”.

“Këto parti janë mbledhur së bashku, për një interes të përbashkët. Dhe këto kohët e fundit, janë mbledhur disa tryeza me temë kryesore, reformën zgjedhore.

Partitë kanë shprehur vullnetin për një reformë gjithëpërfshirëse.

Ka diskutime të gjera në radhët e tyre për realizimin e saj”, pohoi Zogaj lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, korrektimi i sistemit zgjedhor, nuk duhet që të imponohet.

“Përmirësimi i kodit zgjedhor, është në interes të vendit”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›