E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka Nuk eshte faji i demokrateve qe rrjedhin votat e opozites

Partia Demokratike ende nuk ka një vendim zyrtar grupi për propozimin e Bujar Leskajt për kreun e KLSH-së nga ana e presidentit Topi.

E sigurt është, sipas nënkryetarit të Grupit Parlamentar Paloka, se Leskaj është një demokrat ashtu si Sali Shehu, por ndryshe nga dekreti i rrezuar, i dekretuari i ri, përmbush kriterin profesional, teksa mban dhe gradën e doktorit të shkencave ekonomike.

Paloka gjeti me vend të sqarojë dhe një here se qëndrimi ndaj Shehut nuk ishte personal, por ashtu si dhe për të edhe për Leskajn do të ketë një qëndrim grupi.

Ndonëse u rezervua në detaje, Paloka la të kuptohej se nuk kanë munguar konsultimet për këtë emër.

Gjatë këtij prononcimi për median, Paloka reagoi edhe ndaj deklaratave të drejtuesve socialistë në grupin parlamentar, se nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga kryesimi i qarkut të Fierit, ata do të prishin marrëveshjen.

Sipas Palokës kjo është një lidhje absurde e fakteve.

Paloka tha se gjithçka është çështje votash, edhe në Qarkun e Fierit ashtu si dhe në disa të tjerë, nuk është faji i demokratëve që rrjedhin votat e opozitës, por është përgjegjësia e kësaj të fundit që nuk i garanton ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›