E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj per ABC News Reforma zgjedhore PD do te respektoje rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

“Asgjë e veçantë nuk ka ndodhur në Qarkun e Fierit.

Ajo që po ndodh është vetëm konstituimi i këtij organizmi të pushtetit vendor”.

Kështu u shpreh deputeti demokrat i qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj, gjatë një interviste në studion e “ABC News”.

Duke vijuar më tej se kryetari i Qarkut, Artan Shehu, është zgjedhur me votim të 96 anëtarëve.

“Eshtë përhapur një legjendë urbane, se ky qark i përket së majtës, gjë që nuk është fare e vërtetë”, tha ai.

Duke shpjeguar se nga 6 këshilla, 5 prej tyre dominohen nga “Aleanca për Qytetarin”.

E duke iu referuar deklaratave të kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ai tha se “është absurde të kushtëzosh një pak kombëtar”.

Ndërsa lidhur me bisedimet e partive për reformën zgjedhore, ai tha se Partia Demokratike nuk ka patur ndonjë strategji “nën mëngë” që nuk ka qenë transparente.

“Ajo që është e rëndësishme për ne të PD-së është respektimi i parimeve të OSBE-ODIHR-it gjatë kryerjes së reformës zgjedhore”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›