E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët në grevë: Do qëndrojmë deri në vetëflijim

“Ora News”, vijon transmetimin live të grevës së minatorëve, të cilët ndodhen 1400 metra nën tokë. Gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet, nisur edhe nga fakti se greva ka arritur në ditën e tretë. 16 minatorët shprehen të vendosur në vijimin e grevës së urisë deri në plotësimin e kushteve që ata kanë parashtruar.

“Kemi dhimbje koke dhe barku, por do të qëndrojmë deri në vetëflijim. Deri në vdekje nuk do të dalim deri këtu. Këto galeri i kemi hapur vet dhe dimë ku është pika më strategjike për minierën”, është shprehur njëri prej minatorëve.

Po ashtu minatorët shprehen se kushtet në të cilat po zhvillohet greva janë tepër të rënduara. Pjesa tjetër e minatorëve vijon protestën pranë ambienteve të “ACR”, duke mbështetur grevistët.

Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave për rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës dhe uljen e moshës së pensionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›