E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me armë zjarri punonjësi i Gardës

Punonjësi i Gardës, Roland Tusha është plagosur me armë zjarri. 30-vjeçari është plagosur në shpatull nga një tjetër person, pas konfliktit të zhvilluar si pasojë e aksidentit të makinave të tyre, në zonën “Ali Demi”, në kryeqytet.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e saj. Ndërkohë që uniformat blu kanë identifikuar autorin e plagosjes dhe e kanë shpallur atë në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›