E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët, në protestë para kryesisë së Kuvendit

Tiranë- Minatorët dhe familjarët e tyre i janë drejtuar kryesisë së Kuvendit në një protestë të lajmëruar që më parë. Miratimin e statusit, kushte më të mira pune, uljen e moshës së daljes në pension kanë qenë kërkesat e protestuesve, drejtuar qeverisë. Protesta, e nisur paqesisht ka degjeneruar ne perplasje mes minatoreve dhe policise.

Përfaqësuesit e tyre kanë kërkuar që qeveria të ulet në një tryezë bisedimi me ta, për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ata janë shprehur të zhgënjyer nga indiferenca e qeverisë, ndërkohë që kërcënojnë me përshkallëzim të protestës së tyre, nëse nuk merren masa për plotësimin e kërkesave.

Protesta e sotme vjen në ditën e shtatë të grevës së urisë, që sipas tyre ka në thelb përmirësimin e gjendjes ekonomike.

“Sot ne minatorët jemi shumë herë me të varfër se në kohën e Enver Hoxhës”- ka thënë përfaqësuesi i minatorëve, Fiqiri Xibri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›