E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet gjeni armik i të lexuarit

Një grup kërkuesish të universitetit të Oxford (GB), falë një studimi të drejtuar nga italiania Silvia Paracchini, kanë zbuluar një variant gjenetik që e bën më të vështirë leximin për personat që janë mbartës të tij.

Në 7 persona, një prej tyre ka të pranishëm variantin gjenetik që e bën leximin të vështirë. Sipas testeve të fundit, zbuluar nga kërkuesit britanikë, kush e ka këtë gjen nuk ka ndonjë miqësi të mirë me librat.

Megjithatë ky variant i zbuluar, sipas shkencëtarëve nuk ndikon në inteligjencën e personave bartës. Të dhënat e studimit janë publikuar së fundi në “American Journal of Psychiatry”. Studimet e mëparshme kishin identifikuar së paku 6 gjene që mendohej se influenconin në rrezikun e “mos leximit”. Por më i mundshëm ishte geni KIAA0319, në kromozomin 6, studiuar në Oxford.

Në kërkimin e tyre, studiuesit analizuan raportin mes një sekuence të ADN-së dhe përshtatmërisë me fjalët e shkruara. Në analizë u morën 6 mijë fëmijë të moshës 7-9-vjeç.

“Kush ka kërë variant gjenetik ka arritur rezultate të këqija në testin e leximit. Por është e rëndësishme të theksohet se kjo është e vërtetë vetëm për këtë ‘përshtatmëri’ dhe nuk ka të bëjë fare me intelektin”- thonë studiuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›