E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish votimi për projektbuxhetin e Tiranës

Projektbuxheti i Tiranë diskutohet prej muajsh, duke u shoqëruar me debate të ashpra midis anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Kryetari grupit të këshilltarëve demokratë, Ferdinand Poni, ka kërkuar nga zyrtarët e bashkisë së kryeqytetit që të paraqesin me shkrim taksat dhe tarifat vendore që mbledh bashkia.

Nga ana e saj, Bashkia e Tiranës nëpërmjet nënkryetares Albana Dhimitri, ka bërë të ditur se plani është hartuar për qytetarët por nuk lejohet nga aleanca PD-LSI në këshillin bashkiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›