Akuza, ironi dhe tallje, Murinjo ka për të gjithë
TIRANE-Zhoze Murinjo, si gjithnjë, ka polemizuar me të gjithë në prag të ndeshjes së sotme Inter-Sampdoria. Skuadra e Del Nerit, Betega, De Laurentis, Roma dhe Reali i Madridit përfunduan në ironinë e portugezit këtë herë. "Sampdoria? është një skuadër që po ecën mirë, pasi ka fituar 4 ndeshjet e fundit, - deklaroi Murinjo në lidhje me kundërshtarin e sotëm. - Gjithsesi, edhe nëse do të ishte në vështirësi për mua nuk do të ndryshonte asgjë. Do të hedh në fushë formacionin më të mirë dhe nuk do të mendoj për çelsin", shtoi ai. Por, këto ishin vetëm fjalët e bukura, pasi më tej, Murinjo nuk ngurroi të ironizonte xhenovezët. "Nuk e di nëse Kasano mund të bëjë diferencën, - tha ai, - por mund t'ju them se shumë skuadra kur luajnë kundër nesh ndryshojnë modul, sjellje, gjithçka. Sampdoria është një shembull për këtë, pasi në ndeshjen e parë luajti me skemën e rombit, të cilën nuk e përdori më pas atij takimi. Disa skuadra luajnë ndeshje që duken si miqësore, pastaj kundër nesh duket sikur luajnë për finalen e kampionatit botëror. Nuk është një kritikë, është realitet", u shpreh portugezi.
Për Romën
I pyetur në lidhje me skuadrën ndjekëse, Romën, Murinjo preferoi edhe këtë herë ironinë. "Roma është mirë, ka marrë shumë rezultate pozitive. E respektoj, sepse është një ekip që ka cilësi për titullin kampion dhe këtë e kam thënë edhe kur ata kishin probleme. Janë një grup lojtarësh fantastikë dhe kanë një klub dinak, që në momentin e merkatos vetëm qahen se nuk kanë para, por kur u kërkon një futbollist thonë jo. Janë shumë të zgjuar", u shpreh Murinjo.
Për Realin
Në lidhje me zërat e shtypit spanjoll, se Reali i Madridit ka nisur kontaktet për të marrë Zhoze Murinjon në fund të sezonit në vend të Manuel Pelegrinit, tekniku portugez mohoi gjithçka. "është një lojë ku unë nuk hyj fare, - tha ai. - është e vështirë që të pranoni se unë flas vetëm nëpër konferenca shtypi, por është kështu. Në Angli zjejnë fjalët e mia për çelsin, por unë do të flas për çelsin vetëm të martën".
Për Juven
Këtë herë, në shënjestrën e trajnerit të Interit ka përfunduar edhe Juventusi, pas penalltisë së marrë nga Del Piero një javë më parë. Betega ka thënë që Murinjo të mos merret me Juventusin. "Nuk e kuptoj, - tha Murinjo. - Të gjithë flasin për atë çfarë ndodhi në Bajern-Fiorentina dhe ne duhet të të bëjmë strucin për atë çfarë ndodh në Torino? Vetëm në Itali zona e rreptësisë është 25 metra", u shpreh ai, referuar faktit se faulli ndaj Del Pieros ishte jashtë zone. Në fund, i pyetur nëse do bëhej trajner me De Laurentis president, Murinjo u përgjigj thatë: "Ai nuk ka para për mua".
(d.b/BalkanWeb)