Berisha: Gati për amnisti fiskale, përjashtojmë bizneset e parave të pista dhe ato të lidhura me politikën
Kryeministri Sali Berisha ka folur në mbledhjen e qeverisë në lidhje me amnistinë fiskale. Edhe pse kërkohen dy të tretat e votave, Berisha tha se do paraqitet ministria fiskale, por edhe falja. Sipas tij falja do jetë për biznesin e vogël dhe do jetë totale, duke përfshirë të gjitha gjobat. Nëse opozita voton, do bëjmë amnisti të plotë, tha Berisha. Kryeministri tha se nga falja e amnistia do përjashtohen paratë e pista dhe bizneset e lidhura me politikën.