E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshtice fluks emigrantesh qe kthehen per pushime ne atdhe

 Rritet fluksi i emigrantëve,që kthehen në atdhe për pushimet e verës nga pika doganore e Kapshticës.

Çdo ditë nga kjo pikë doganore regjistrohen mesatarisht deri në 4 mijë persona në hyrje dhe mbi 2.500 persona që udhëtojnë drejt Greqisë apo vendeve të tjera të hapësirës Shengen. Vetëm gjatë javës së fundit ,siç bëjnë me dije drejtuesit e kufirit dhe migracionit, kanë hyrë nga kjo doganë më tepër se 25 mijë emgrantë me 7.500 mjete.

I konsiderueshëm ka qenë edhe numuri I të huajve , të cilët vijnë në Shqipëri për të frekuentuar destinacionet turistike të rajonit të Korçës, por edhe zonat bregdetare të vendit,ku java që lamë pas shënoi më tepër se 8 mijë turistë të huaj. Fluksi I lartë I lëvizjeve në të dyja anët e kufirit, është menaxhuar më së miri nga ana e policisë kufitare ,duke evituar krijimin e rradhëve dhe orët e pritjes dhe duke lehtësuar lëvizjen ,si në hyrje ashtu edhe në dalje nga toka shqiptare.Nga ana e palës shqiptare është punuar me 6 sportele në dalje dhe 4 të tillë në hyrje,ndërsa pala greke ka vënë në dispozicion të daljeve 5 sportele.

Gatishmëria e policive kufitare të të dy vendeve , ka mundësuar përpunimin e dokumentacionit të qytetarëve dhe mjeteve në pak minuta,çfarë ka bërë që edhe në orët e pikut ,situata në këtë doganë të jetë normale.

Përsa i përket rritjes së fluksit të lëvizjeve në fundjavë,policitë kufitare të të dyja vendve kanë rënë dakord për dyfishimin e numurit të sporteleve dhe personelit,për të mundësuar lëvizjen normale të qytetarëve dhe për të shmangur rradhët e gjata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›