E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitblerjet ne futboll

Paratë nuk janë me shumicë, ose të paktën nuk mund të shpenzohen me grushta. Bosi zikaltër Masimo Morati po mendon se Interi duhet të bëjë të paktën një sakrificë për ta pasur sulmuesin argjentinas, Karlos Tevez.

Kjo sakrificë quhet Maikon, pra Interi duhet të pranojë të mbetet pa mbrojtësin brazilian për të financuar të paktën pjesërisht operacionin e marrjes së argjentinasit të Mançester Sitit.

Sipas mediave italiane, me shitjen e Maikonit, do të përgjysmohej kostoja për Tevezin, që duhet të kushtojë edhe më shumë se 45 milionë euro. Interi ka frikë se mund të humbasë edhe mesfushorin Snajder, që mund të shkojë tek Junajtid dhe në këtë rast, ardhja e Tevezit do të ishte një prioritet.

Interi u ndesh me Sitin në një turne në Dublin të Irlandës, ndeshje që u fituar 3-0 nga skuadra angleze pas golave të shënuar nga Baloteli në pjesën e parë si dhe boshnjaku Edin Xheko, por edhe Adam Xhonson në pjesën e dytë. Kjo humbje, ndonëse në një miqësore, mund të quhet një këmbanë alarmi për Moratin dhe klubin zikaltër në mënyrë që të përforcohen dhe të përgatiten më mirë për sezonin e ri.

Duke kaluar nga Milano në Torino, Juventus po mendon për lojtarin e krahut të Mançester Junajtid, Karlos Nani. Portugezi është përfolur se mund të largohet nga klubi anglez, ndonëse vjet u shpall lojtari më i mirë në ekip, ndërsa italianët kanë para në dispozicion pasi malazezi Mirko Vuçiniç, i marrë nga Roma, nuk kushtoi shumë shtrenjtë, ndërsa u fitua jo pak edhe nga shitja e Sisokos dhe Felipe Melos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›