Ish-pronarët nga nesër tërheqin paratë

Shuma prej 670 milionë lekë do të shkojë për 107 subjekte, fond i dhënë nga qeveria.
Tre ditë më parë, AKKP shpalli fitues për kompensimin financiar të këtij viti 107 subjekte, nga 1012 aplikantë gjithsej. Vlerësimi nga AKKP përfshiu vendimet e dhëna nga Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave gjatë periudhës 1992 deri në 23 shtator 1994.
Ish-pronarët që aplikuan për kompensim finanicar me vendime të ish-komisioneve që datojnë para datës 23 shtator 1994 dhe nuk rezultuan fitues, u s'kualifikuan kryesisht për arsye se kanë përfituar kompensim (fizik apo financiar), kishin probleme thelbësore hartografike në vendimet e tyre, ç'ka krijoi për AKKP pamundësi objektive të identifikimit të pronës së njohur dhe të kompensuar, etj, thanë burimet zyrtare të AKKP-së./Start/
2011-08-17 11:57