Minatorët, të dielën në protestë masive
Tiranë- Ditën e dielë minatorët do të zhvillojnë një protestë massive para kryeministrisë. Sipas grevistëve të Tiranës, ngujuar që prej 10 ditësh në grevë urie, janë lajmëruar tashmë edhe degët në rrethe, edhe sindikatat përkatëse.
“Të dielën do të jemi të gjithë përpara kryeministrisë në një protestë të madhe”- kanë njoftuar dje drejtuesit e grevës së urisë në Tiranë. Sipas tyre, të gjithë bashkë, ndoshto do të bien në sytë e qeverisë dhe drejtuesit të saj, Sali Berisha, i cili nuk po denjon të kthejë asnjë përgjigje për kërkesat e tyre.
Mësohet se pas 10 ditësh në grevë urie, shëndeti i tyre është rënduar së tepërmi. Sipas grevistëve, mosha mesatare e atyre që janë ngujuar është 55-vjeç, dhe për pasojë problemet me tensionin janë të shumta. Megjithatë ata kanë deklaruar se nuk do të dalin, pavarësisht problemeve shëndetësore.
Një ditë më parë, ata në shenje rebelimi dogjën medaljet e dhënë nga Berisha, duke deklaruar se kërkonin bukë dhe jo medalje velrësimi.
Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pensionit, ulja e moshës së daljes në pension dhe pezullimi i vendimit për verifikimin e pensioneve.
Po sot me grevistët është solidarizuar PS-ja dhe kreu i saj Rama, që i ka bërë apel, Berishës për të dialoguer me minatorët dhe për të ndaliar serinë e vdekjeve nëntokë.