Vrau në Barcelonë, pranga 31-vjeçarit vlonjat
Tiranë- Pas disa kohësh në kërkim ndërkombëtar për vrasje, një 31-vjeçar nga Vlora është arrestuar sot nga Interpoli i Spanjës.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, sipas të cilës, Interpol Madridi arrestoi një ditë më parë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasin Enton Kabashi, 31-vjeç, nga Vlora.
Sipas të njëjtit burim, 31-vjeçari nga Vlora ishte shpallur në kërkim prej 14 dhjetorit të vitit 2006, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese”.
Sipas njoftimit zyrtar, Enton Kabashi, në bashkëpunim me Sokol Ramajn, Elis Haxhirajndhe Vasil Biracajn, në bashkëpunim me njëri tjetrin, akuzohen se kanë vrarë në Barcelonë me armë zjarri shtetasit Slejdi (Elvis) Zanaj dhe Niko (Elidon) Delaj.
Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur në 26 shtator të vitit 2006 në qytetin e Barcelonës.
Për ekstradimin e këtij shtetasi autoritetet spanjolle të drejtësisë kanë kërkuar dërgimin e dokumenteve në rrugë diplomatike nga pala shqiptare